Kanye West shpall kandidaturën për president të SHBA në zgjedhjet e vitit 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reperi Kanye West ka thënë se synon të kandidojë për president të SHBA-së në vitin 2024, pavarësisht se është përballur me disa skandale për sjelljen e tij të fundit.

Ylli, i cili ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij në Ye, postoi një video të logos së fushatës së tij në rrjetet sociale, së bashku me titullin Ye 24. Ai gjithashtu pretendoi se i kishte kërkuar Donald Trump që të ishte kandidati i tij, shkruan CNN.

West kandidoi më parë për president në vitin 2020, por ajo fushatë dështoi, duke tërhequr vetëm 70,000 vota.

Pretendimet e tij të fundit erdhën në një video të postuar pasi Ëest u pa në klubin e golfit Mar-A-Lago

Në një video të titulluar Mar-A-Lago Debrief, West pohoi: “Trump filloi në thelb të më bërtiste në tavolinë, duke më thënë se do të humbas. A ka funksionuar ndonjëherë për dikë në histori?”

Nisja e fushatës së West vjen pasi reperi përballet me një sërë polemikash të dëmshme.

Ai provokoi një stuhi kritikash pasi mori pjesë në Javën e Modës në Paris me një bluzë që mbante sloganin “Jetët e bardha kanë rëndësi”, një frazë e adoptuar nga supremacistët e bardhë, të cilët filluan ta përdorin atë në 2015 si përgjigje ndaj lëvizjes “Jetët e zezave kanë rëndësi”.

Të fundit

Deputetët e Kosovës nuk i tremb Kushtetuesja, s’ka konstituim për herë të 52-të

Kuvendi dështoi të konstituohet edhe në përpjekjen e 52. Seanca u ndërpre sërish në pikën e votimit për ngritjen...

Nuk na u ndanë bidonët nga supet, gjirokastritët në radhë për ujë

"Cesma e Vidhajt “ në Gjerbës të Mallakastrës është i vetmi burim natyror furnizimi me ujë për 120 familjet e këtij fshati. Edhe pse të...

Izraeli lejon vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza

Izraeli do të lejojë që ndihma humanitare të hidhet nga ajri për banorët e Gazës nga vendet e huaja, raportoi radioja ushtarake. Masa do të...

Transformimi i pabesueshëm i “Boratit”, pamje e befasishme!

Sacha Baron Cohen, i njohur për rolet e tij komike si Borat, Ali G dhe Brüno, është kthyer së fundmi në vëmendjen e publikut,...

Delvina në flakë, banorët me lot në sy! Evakuohen 3 fshatra

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha në fshatrat Vergo dhe Palavli të Delvinës, ku flakët raportohet se kanë djegur mbi 11 banesa si dhe...

Lajme të tjera

Web TV