Trajneri serb kritikoi formacionin e Brazilit, reagon Thiago Silva: Mos llap kot më kot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brazili bëri përshtypje. Dihej se ishte një nga kandidatët për suksesin përfundimtar në “Katar 2022”. Ndaj Serbisë, një skuadër zakonisht e vështirë e plot kampionë, kombëtarja e Tite bëri një lojë perfekte dhe falë dy golave të Richarlison e nisi me sukses Botërorin.

Pas ndeshjes, përveç ekzaltimit për sulmuesin e Tottenhamit dhe shqetësimit për kushtet e Neymar e Danilo, dy shtylla, pati kohë edhe për një përgjigje kontroverse nga Thiago Silva ndaj trajnerit serb. Stojkovic, në prag të ndeshjes kishte thënë diçka që ish-lojtari i Milanit e kishte mbajtur “vëth në vesh”.

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, duke folur për Brazilin dhe njësinë sulmuese të klasit të parë në dispozicion të Tite, me gjysmë shaka tha: “Ata luajnë me katër sulmues? A kanë mbrojtës?”

Ndoshta ishte një shaka, ose ndoshta një provokim i vogël, ne nuk e dimë.

Sidoqoftë, këto fjalë mbërritën në kampin stërvitor të kombëtares braziliane dhe kapiteni Thiago Silva reagoi, pas ndeshjes. Mbrojtësi i Chelsea doli para mikrofonave televizivë, ku komentoi suksesin e qartë dhe fillimin e shkëlqyer të Botërorit.

Aty iu përgjigj edhe Stojkoviçit, shenjë se ato fjalë e kishin goditur jo pak: “Trajneri i Serbisë tha se ne luajmë me katër sulmues dhe pyeti nëse Brazili ka dikë prapa për të mbrojtur. Kjo nuk ishte e mirë, ai nuk na respektoi.

Ne mbrojtësit brazilianë kemi një histori. Unë kam bërë histori në futboll, po kështu Marquinhos, Danilo, Alex Sandro. Edhe Alisson, gjithashtu. Për mendimin tim, ky trajner duhet të ketë më shumë informacion për kundërshtarët e tij. Të mos llapë (flasë) kot së koti”.

Në parim, mbrojtësi brazilian nuk mund të fajësohet nëse marrim parasysh “palmaresin” e të gjithë mbrojtësve të “Selecao”. Të pesë lojtarët (përfshirë portierin) kanë fituar shumë dhe të paktën kanë luajtur në një finale të Champions League, tre prej tyre e kanë fituar gjithashtu.

Lexo edhe :  Conference League, ekipet shqiptare njohin kundërshtarët

Përgjigja e Thiago Silva, një lojtar zakonisht korrekt dhe asnjëherë argumentues, tregon më tej se sa i përqendruar është Brazili, i cili po e ndjek titullin me të gjitha forcat, titull që i mungon prej 20 vitesh.Thiago Silva blames the Serbian coach for disrespect after Brazil's victory

Të fundit

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme

Ndër përbërësit natyralë që janë dashur me kalimin e kohës për vetitë e tyre të dobishme në kujdesin e...

Kush është Margo Martin, gruaja “hije” e Trump që e ndjek kudo

I veshur me një kostum blu të errët, këmishë blu të çelët dhe kravatë ngjyrë burgundy, presidenti Donald Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë...

Një zbulim që mund të rishkruajë historinë e lundrimit

Zbulimi i anijes 3,300-vjeçare në ujëra të thella pranë brigjeve të Izraelit përmbys idetë tona për aftësitë detare të qytetërimeve të lashta Një zbulim arkeologjik...

Zgjedhjet mbaruan, por kush do jenë ministrat? IA zbulon qeverinë e re të Ramës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në fund të muajit Gusht do të zgjedhë kabinetin e ri.  Në një kohë ku të gjithë presin...

Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar në platformën “X” pas deklaratës së sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u pyet mbi një çështje...

Lajme të tjera

Web TV