“Zhvatën” të rinjtë te Liqeni/ Policia e Tiranës, reagon pas arrestimit të 2 efektivëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka reaguar pas arrestimit të dy uniformave blu, të cilët dyshohet se kanë vjedhur me dhunë të rinjtë në zonën e Liqenit në Tiranës.

Bëhet fjalë për policin e patrullës së Komisariatit nr.1, Serxhio Cani 23 vjeç dhe policin bashkiak, Sajmir Muzikanti, 39 vjeç.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se “këta shtetas dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat.”

Abc mëson se janë dokumentuar 3 raste grabitjeje. Dy efektivët pasi ndalonin të rinjtë u kërkonin shuma parash, 20-30 dhe deri në 50 mijë lekë të reja.

Pas punës hetimore të kryer është bërë e mundur dhe zbardhja e ngjarjes dhe vënia në pranga e 2 shtetasve të mësipërm.

Të fundit

Video unike/ Brenda strehës së ariut polar më këlyshët e porsalindur

Këlyshët e ariut polar lindin brenda folesë dhe ushqehen me gji për muaj të tërë përpara se të dalin...

1 në 6 persona humbin jetën në Europë përpara moshës 70 vjeç

E njohur për një nga sistemet më të forta shëndetësorë, Evropa është në rënie në një sërë treguesish duke nisur nga ai për fëmijët,...

“I dashur Zelensky, ti nuk je vetëm!”/ Europa reagon pas përplasjes me Trump

Shtete të ndryshme të Europës kanë reaguar pas takimit me tone të ashpra të kësaj pasdite midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë...

Përplasja Zelensky – Trump! Reagon Musk: E shkatërroi veten para syve të amerikanëve!

Debatet e ashpra mes Presidenti Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky u bënë shkak për anulimin e një konference të përbashkët për shtyp të...

Bojkoti i supermarketeve në Ballkanin Perëndimor, në Shqipëri asnjë reagim!

Një kilogram gjalpë, prodhim vendi, kushton në Shqipëri rreth 15 euro. Po ashtu edhe në Malin e Zi dhe në Kosovë, rreth 15 euro. Në Maqedoninë e Veriut...

Lajme të tjera

Web TV