VIDEO/ Casemiro “gjunjëzon” Zvicrën dhe kualifikon Brazilin për në fazëm tjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brazili vuan, por fiton në ndeshjen e dytë të Grupit G ndaj Zvicrës. Në stadiumin 974 të Dohas, Selecao triumfoi me rezultatin 1-0, teksa heroi i brazilianëve në këtë ndeshje ishte mesfushori Casemiro që shënoi në minutën e 83-të një gol vërtetë të bukur. Një realizim që në fakt rezultoi si goli që kualifikon Brazilin për në raundin me eliminim direkt teksa tashmë Zvicrës i duhet të luajë gjithçka për gjithçka ndeshjen pasardhëse, atë me Serbinë.

Sa i takon kronikës së ndeshjes, pjesa e parë nuk i përmbushi pritshmëritë të paktën në lidhje me Brazilin që vuajti të gjente hapësirat në mbrojtjen e zvicerianëve. I vetmi rast i rrezikshëm u regjistrua në minutën e 27-të, kur Vinicius Junior u gjend i zbuluar në zonë pas një harkimi perfekt të Raphinhas. Por, sulmuesi i Real Madrid nuk pati qetësinë e duhur për ta dërguar topin në rrjetë dhe goditi keq me portierin Sommer që e ndali në pozicion.

Ndërkohë, në minutën e 44-të, u regjistrua edhe një episod interesant që në fakt nuk kishte lidhje me atë që prodhoi fusha e lojës teksa në impiantin 974 të Dohas ikën dritat. Por, mungesa e energjisë elektrike zgjati për vetëm pak sekonda pasi shumë shpejt u rikthye normaliteti.

Sakaq, fraksioni i dytë nis më vrullshëm me skuadrat që kërkuan fitoren. Fillimisht, ishte mundësia e Zvicrës me Widmer që pasoi në zonë, por që shokët e tij nuk përfituan nga një rrëmujë para zonës së portierit Allison ndërsa nga ana tjetër, Brazili u kundërpërgjigj me Richarlison që vetëm disa centimetra e ndanë nga goli pas një harkimi perfekt të Vinicius Junior.

Ndërkaq, në të 64-tën, pesë herë Kampionët e Botës gjetën rrugën e rrjetës me anë të Vinicius, por festa u ndal pas disa sekondave si pasojë e një pozicioni jashtë loje të Richarlison, i cili ishte aktiv në aksionin e golit.

Lexo edhe :  90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Megjithatë, festa në minutën e 83-të nuk mund të ndalej nga askush pasi Casemiro realizoi një gol mjaft të bukur. Mesfushori i gjendur në zonë, goditi fluturimthi pa u menduar dy herë teksa e dërgoi topin në një zonë ku portieri Sommer nuk kishte asnjë mundësi reagimi.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Brazili pret biletën për në fazën me eliminim direkt pas gjashtë pikëve të plota në dy ndeshjet e para, ndërsa nga ana tjetër Zvicra me tre pikë luan kualifikimin ndaj Serbisë, aty ku helvetëve do t’i mjaftonte edhe një barazim për të kaluar më tej.

https://youtu.be/jATGyuLZXnc

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV