Ariu ka hyrë në Bulevard, çfarë bën shteti?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Hamendje, hamendje, hamendje pa fund…, çfarë do të ndodhë në 6 dhjetor. Data 6 është projektuar si më e mira në historinë e re të shtetit shqiptar, por po trembet si ditë frike dhe absurdi.

Më të mirën në historinë e shtetit, ditën 6 e bën ulja e ‘avionit’ të Bashkimit Europian në Tiranë; atë ditë mblidhet këtu Samiti i BE mbi Ballkanin Perëndimor. Kurrë nuk ka ndodhur deri më sot ngjarje si kjo, që ‘mali të vijë’ te qytetari i izoluar në dekada. As ka për të ndodhur më, derisa dielli vërtet të lindë nga kodrat e Durrësit.

Po ‘ditë absurdi’, çfarë e bën njëkohësisht ditën e shënuar për mijëra vjet?
E dinë të gjithë, dhe e perceptojnë me frikë të gjithë. Atë ditë, Sali Berisha, i korruptuari i madh dhe mina mbi shtetin e demokracisë, ka kërcënuar se ‘nuk ka forcë në botë’ që e ndalon. Me një grup militantësh do të radhitet jashtë Samitit dhe do të bëjë të vetën.
Cila është “e vetja”?
E para që mund të bëjë është që mes militantëve, mund të vendosë një ose dy bomba që do të shkaktojnë lajmin e botës. ‘BE u sulmua në Tiranë’, do të shkruajnë agjencitë e lajmeve në mbarë botën.
Ja, ta zëmë, nuk ndodhi kjo.
Do të ndodhë që duke u afruar në rrezen e sigurisë, të nisë një sulm. Zona e Sigurisë është përcaktuar nga qeveria shqiptare, nga kujdesi i Sigurisë Europiane, sipas informacioneve të CIA ose MI6…, megjithatë këta të Berishës thonë se do ta shkelin. Mund të ketë të papritura; njerëzit po hapin sytë dhe veshët.
Grupimi Rithemelimi ka deklaruar se do ta ‘çajë kordonin’ e sigurisë, dhe të përfundojë në Bulevard, pranë Samitit. Kjo ka gjasa që me siguri do të ndodhë. Berisha e ka mbajtur fjalën sa herë ka premtuar dhe projektuar dhunë, djegien e qytetit, vrasjen e kundërshtarëve edhe në Bulevard (Kundërshtarë të tij sot janë perëndimorët, këta që vijnë në Samit)… Presidenti dhe kryeministri Sali Berisha, është i vetmi i gjallë nga lloji i tij, që e ka dhunuar popullin e vet hapur në mes të ditës, me ushtri, me militantë të njërës krahinë kundër krahinës tjetër, me vjedhje, me shantazhe, me bomba dhe vrasje pas krahëve. Skema me Samitin i shkon shumë gjithë metodave të Berishës; ai e ka nisur sulmin kundër ambasadës amerikane që nga kalaja Toptani deri në rrugën e Elbasanit; tani që afrohet pranë- tani skema i bëhet më e lehtë.
Ja që nuk paska për të ndodhur edhe kështu. Liderët e lartë të shteteve të BE do të vijnë e shkojnë shëndosh e mirë, pa e ditur fare çfarë bën Saliu me tufën e tij.
BE merr avionin e shkon.
Problemi është se këtu mbetën dy elementët e tjerë nën skllavërinë ‘Berisha’. Mbetet Bulevardi; mbeten edhe njerëzit e lindur e rritur në këtë vend; disa prej të cilëve po bëhen prindër duke u frikësuar ‘na erdhi Berisha’ sot e ‘na sulmoi’ nesër.
Po shteti?
Ta zëmë se Berisha nuk është një njeri i ‘plagosur’ nga SHBA dhe BE e tash po kërkon një strofkë. Puna është si me fatkeqësinë që u kanoset njerëzve; fatkeqësia dhe terrori shkaktojnë më shumë frikë se dëm tjetër. Çfarë bën shteti? Po, shtetin e kemi parë: Shkon në Urën e Bunës, në Nënshkodër, në Lumin e Vjosës dhe lufton me ujin që përmbyt banesa e rrezikon jetë… Shteti shkon te banesat e shembura nga tërmeti dhe merr mbi vete barrë të madhe, barrën e rindërtimit- bashkë me Europën…
Po këtu në ‘Bulevard’ kush e mbron njeriun? ‘Bulevardi’ është më i lakmuari dhe më i sulmuari, sepse është pjesë e qytetit dhe kushdo ‘jashtë- qytetës’ mund ta synojë. ‘Jashtë- qytetës’ janë edhe të gjithë ata që nuk pyesin për ligj, as ‘për leje nga policia’. Në Bulevard njeriu është më i rrezikuar se në malet me borë. Askush nga Bulevardi nuk e rrezikon malin, ndërsa nga mali zbresin qenie me të cilat nuk mund të merresh vesh. Kush e ndalon ariun që të hyjë në Bulevard? Ai nuk njeh as vija të bardha këmbësorësh, as shigjeta rrugë- makinash, as kordonë, as ligje…
Atëherë, çfarë bën shteti me forca të verbër?
Tani ‘forca të verbër’ po quhen edhe krime të kryera nga njeriu, por që u ka kaluar koha për t’u shpaguar, dmth., për t’u gjykuar. Askush nuk e mohon se ka ndodhur krimi, por askush nuk e gjykon. Janë hapur gropa të mëdha korrupsioni, janë vjedhur miliarda, janë pasuruar pjesëtarët e familjes pa punuar kurrë, po përdoren paratë e vjedhura për të paguar ‘protesta’ e frikë, sulme, kamikazë, media, mexhlise…
Ta zëmë se edhe këtë pasuri e mori ariu që hyri në Bulevard. Po vallë shteti çfarë bën? A do t’i kthehet publikut pasuria që ia grabitën?
Kushedi sa pyetje i vijnë në kokë njeriut kur ndodhet para ligjit, por tjetri kërcënon me armë se ‘nuk pyes për ligjin’, dhe i sulet Bulevardit.

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV