Dita botërore kundër AIDS është një ditë që kujtohet çdo 1 dhjetor që prej vitit 1988, që ditën kur ministrat e shëndetësisë nga e gjithë bota u mblodhën për të diskutuar mbi AIDS-n, kur u fol shumë lidhur me tolerancën, shkëmbimin e hapur të informacionit dhe përvojën në luftën kundër tij.
Në vitin 1988, Organizata e Kombeve të Bashkuara shpall 1 Dhjetorin si Ditën Ndërkombëtare kundër AIDS-it e njohur ndryshe edhe si Sëmundja e Shekullit.
HIV-AIDS, përgjatë gjysëm shekulli ka vrarë rreth 30-40 milionë njerëz në mbarë botën, ndërsa po aq të tillë aktualisht e mbartin atë si sëmundje. Zyrtarë qeveritarë dhe shëndetësorë, organizata joqeveritare dhe individë në mbarë botën e përkujtojnë këtë ditë, shpesh me këshilla edukuese për parandalimin dhe kontrollin e SIDA-s.
Një raport i ri i OKB-së vë në dukje se numri i atyre që jetojnë me virusin HIV në botë vazhdon të shtohet. Afrika nënsahariane mbetet rajoni më i prekur nga sëmundja e Sidës. Më tepër se 25 milion njerëz atje jetojnë me virusin HIV.
Infeksioni HIV shpesh diagnostikohet nëpërmjet testeve të shpejta diagnostike, që zbulojnë praninë ose mungesën e antitrupave HIV. Shumica e këtyre testeve japin rezultate brenda ditës, gjë që është thelbësore për vendosjen e diagnozës në të njëjtën ditë, si dhe për trajtimin dhe kujdesin e hershëm.
Grupet që janë në rrezik të lartë për t’u infektuar me HIV (popullata kyçe) përfshijnë: burrat që kanë marrëdhënie homoseksuale, ata që injektojnë droga, të burgosurit dhe personat që jetojnë në mjedise të tjera të mbyllura, punonjësit e seksit dhe klientët e tyre dhe transgjinorët. Popullatat kyçe shpesh kanë sjellje që rrisin vulnerabilitetin ndaj HIV dhe zvogëlojnë aksesin në programet e testimit dhe trajtimit.
Fjala është e lirë. Liria është fuqi!
E-mail : info@fjala.al
Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Fjala.al. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e FJALA.al, është shkelje e të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.
FJALA MEDIA GROUP
NUIS/NIPT : L92423005H