Përfundon grupi F/ Kualifikohet Kroacia dhe Maroku, largim i “dhimbshëm” i Belgjikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kroacia nuk fiton ndaj Belgjikës, por ia del të kalojë Grupin F. Kombëtarja ballkanase e mbylli me shifrat 0-0 ndeshjen dhe siguroi vendin e dytë në grup, teksa kroatët duhet të “falenderojnë” Romelu Lukakun që në pjesën e dytë shpërdoroi një “thes” me raste për belgët.

Sa i takon kronikës së sfidës, pjesa e parë pa Kroacinë më kërkuese teksa pa u mbushur minuta e parë, ballkanasit treguan muskujt me anë të Ivan Perisic që me një goditje të fortë kërcënoi portën e Courtois. Ndërkohë, episodi më interesant i pjesës së parë u regjistrua në minutën e 15-të kur Kroacia fitoi një 11-metërsh, por teksa Modric bëhej gati të godiste, VAR ndërhyri dhe zbuloi një pozicion të parregullt të Dejan Lovren. Shpëtuan belgët ndërsa dëshpërim në radhët e kroatëve.

Në fraksionin e dytë, Kroacia u shfaq shumë këmbëngulëse në minutat e para teksa Courtois u desh të ndërhynte në dy raste për të evituar golin në goditjet e Brozovic dhe Luka Modric. Megjithatë, shansin më të pastër e pati Romelu Lukaku, por për habinë e të gjithëve sulmuesi gaboi me portën thuajse të boshatisur. Në vijim, sërish lojtari i Interit që në minutën e 90-të shpërdoroi një rast për të vënë duart në kokë teksa gaboi para portës së boshatisur. Deri në fund nuk pati më shanse për belgët me kroatët që qëndruan kompaktë dhe Belgjika kthehet në shtëpi pasi e mbyll grupin në vendin e tretë.

Në sfidën tjetër, Maroku ka shënuar një fitore të madhe ndaj Kanadasë me rezultat 2-1 duke e mbyllur grupin F si lider.

Marokenët shënuan që në rastin e parë, kur Hakim Ziyech gjeti rrjetën për 1-0 (4’).

Por Maroku nuk u dal dhe shënoi edhe një herë në minutën e 23-të, kur Youssef En Nesyri gjeti rrjetën për 2-0.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV