VIDEO/ Befasi, Japonia mposht Spanjën dhe i rrëmben vendin e parë në grup

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Japonia ka shkaktuar sensacion duke mposhtur Spanjën me rezultati 2-1, sikurse Gjermaninë, për të kaluar më tej si e para e grupit, ndërsa spanjollët falë golavarazhit kalojnë si të dytit.

Spanja arriti të shënojë në rastin e parë të mirë, ku Cesar Azpilicueta harkoi në zonë dhe gjeti Alavaro Moratan që shënoi me kokë për 1-0 (11’).

Pjesa e parë nuk solli më raste të tjera dhe u mbyll me epërsinë e spanjollëve.

Me të filluar pjesa e dytë Japonia arriti të barazojë shifrat, kur Ritsu Doan gjuajti bukur nga distanca për të shënuar për 1-1.

Vetëm dy minuta më pas japonezët shënuan dhe njëherë, kur nga një top që pothuajse ishte jashtë vijës, Mitoma arriti të asistojë te Ao Tanaka që shënoi për 2-1.

Pas tre minutash goli u konsiderua i rregullt dhe lojtarët japonezë filluan festën.

Marco Asensio lëshoi një gjuajtje në minutën e 89-të, por portieri japonez Shuichi Gonda ishte në vend.

Pas tij rast të mirë kishte edhe Dani Olmo në minutën e 90-të, por sërish Gonda priti gjuajtjen.

Shtatë minuta shtesë nuk dhanë asgjë dhe Japonia me gjashtë pikë kalon si e para e grupit, ndërsa Spanja me katër pikë kalon si e dyta.

https://youtu.be/woqouOY52_0

Të fundit

Deutsche Welle: Po ikin shqiptarët? Shikoni çfarë ndodh me Gjermaninë?

Popullsia në Gjermaninë lindore po tkurret. Projektet e strehimit me çmime të përballueshme synojnë të tërheqin njerëzit përsëri në...

Anna Wintour kaloi dekada duke diktuar pamjen e të pasurve. Pastaj erdhi Lauren

(Martesa Bezos-Sánchez po rishkruan rregullat e modës – dhe s’ka më asgjë që ish-redaktorja e Vogue mund të bëjë për këtë.) Marina Hyde Sa ironike që...

Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Deri në orën 20:00 të ditës së djeshme janë raportuar gjithsej 22 vatra zjarri në rang vendi, nga të cilat 20 janë shuar plotësisht....

Doktori e “fjeti” mëndjen…

Nga Artur Ajazi Lere çfarë thotë, çfarë lexon dhe nxjerr në ekrane (video me vjedhje votash). Doktor Berisha e ka fjetur mëndjen. Edhe 4 vjet...

Gjyqi për “Partizanin”! Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me Andia Ulliri

Dosja “Partizani” do të gjykohej nga trupi gjykues i përbërë nga kryesuesja Elsa Ulliri dhe anëtarët Bib Ndreca dhe Rudina Palloi, të caktuar me...

Lajme të tjera

Web TV