Presidenti gjerman: Procesi i Berlinit ju çon më pranë BE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier theksoi gjatë vizitës në Tiranë se Gjermania do të vijojë të jetë në krah të Shqipërisë. Lidhur me krizën që po përballet Evropa, presidenti gjerman siguroi mbështetje nga ana e Gjermanisë dhe BE-së ndaj Shqipërisë dhe shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Pas festave të nëntorit në Tiranë për herë të parë një president gjerman zbarkoi në tokë shqiptare. Pas ceremonisë shtetërore që Bajram Begaj kishte rezervuar për homologun e tij, Steinmeier zbuloi dhuratën e Gjermanisë për fundvit. Mbështetja në rrugëtimin drejt familjes evropiane. “Ju premtoj zoti President se ne do vijojmë t’ju mbështesim në kontekstin e reformave në procesin e anëtarësimit. Besoj se qartësisht në Shqipëri, por ne edhe ne mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor është perceptuar qartësisht se ne e shfrytëzojmë procesin e Berlinit për të përshpejtuar rrugën e integrimit europian. Gjermania e cila ia doli të rizgjojë procesin e Berlinit, e sheh këtë nismë si të vetmen që mund të afrojë vendet e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian”, tha presidenti gjerman. “Vendi juaj vazhdon të ndërmarrë përpjekje për anëtarësimin në BE. Shqipëria është e palëkundur dhe e pozicionuar krah vlerave europiane. Ju mund të jeni model edhe në Europë dhe në vendin tim. 30 vite pas traumës së diktaturës, vendi juaj është në skenën ndërkombëtare. Ju bashkëpunoni ngushtësisht me partnerët tuaj”, ka thënë ndër të tjera presidenti gjerman. Ndërsa Presidenti Bajram Begaj ka folur mbi Procesin e Berlinit. “Nuk është se mund t’i jap ndonjë këshillë qeverisë për Ballkanin e Hapur apo procesin e Berlinit. Procesi i Berlinit nga ana e qeverise është marrë seriozisht, dhe ka pranuar që vitin tjetër të mbahet në Tiranë, kjo tregon që qeveria shqiptare është e angazhuar dhe punon për gjetjen e rrugëve dhe marrëveshjeve të reja në këtë kohë”, tha Begaj. Porosia gjermane për integrimit u përcoll edhe në Parlament. “Ju lutem, vazhdoni të punoni më tej në sprapsjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vijoni me reformën në drejtësi punoni para së gjithash përtej llogoreve ndërmjet opozitës dhe qeverisë. Punoni së bashku! Destinacion i përbashkët për anëtarësim në BE ia vlen në këtë përpjekje dhe sikundër deri tani, ju do të keni mbështetjen e mëtejshme të Gjermanisë”, tha ai. Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë tha se e përshëndet shpirtin evropian të shqiptarëve. Madje i ka bërë thirrje të gjithëve atyre skeptikëve në Evropë që të vijnë në Shqipëri dhe me batutë tha ‘të infektohen nga ky shpirt evropian’. “Unë jam këtu disa pas hapjes së negociatave. 19 korriku ishte gur i rëndësishëm kilometrik në rrugëtimin tonë drejt BE. Së shpejti do të mjaftojë vetëm letërnjoftimi për të kapërcyer kufijtë në Ballkanin Perëndimor, apo edhe do të nihen diplomat profesionale. Tregu i përbashkët do ta përmirësojë jetën e qytetarëve në të gjitha vendet. Më entuziazmon fakti se sa shumë ndihet shpirti evropian në vendin tuaj dhe dëshiroj që t’i bëj thirrje të gjithë njerëzve që kanë dyshime për shpirtin evropian që të vij në këtu dhe të infektohen në një fare mënyrë me shpirtin evropian”, tha ai. Në vizitën e tij në Shqipëri, Frank-Walter Steinmeier nuk i ka kursyer fjalët e mira për Tiranën dhe përshtypjen që i ka lënë kryeqyteti i shqiptarëve. “Kënaqësi të jem pranë jush në Tiranë, në këtë qytet rinor, entuziast për të ardhmen, një qytet i vërtetë europian”, tha Steinmeier në fjalimin e tij në Kuvendin e Shqipërisë. Presidenti gjerman, i cili ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë shtoi Tirana e meriton titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022, në një kohë që vendi ka nisur çeljen e bisedimeve drejt BE-së. Tirana është qendra politike e Shqipërisë ku gjallëron demokracia evropiane. Kryeqyteti europian i rinisë 2022, e çfarë do t’i shkonte më shumë sesa ky titull tani që me çeljen e bisedimeve drejt BE-së, nis një fazë e re dhe e ardhmja e Shqipërisë në Evropë është duke u konkretizuar“, tha ai. Jo vetëm me parlamentaret, agjenda e Presidentit gjerman ne Tiranë përfshiu edhe takimin me kryebashkiakun e Tiranës, bashkë me të cilin vendosi kurora me lule tek varreza e dëshmorëve. Kryeministri Edi Rama takoi presidentin gjerman Steinmeier. “Jetojmë në kohë të vështira, pjesë e diskutimeve ishin dhe pasojat e luftës së Rusisë. Në këtë kohë, të konsiderojmë që Europa duhet të tregojë bashkim dhe vendosmëri”, tha Steinmeier. Presidenti i Republikës Federale së Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka nderuar gjatë vizitës së tij në Tiranë të gjithë ata që kanë dhënë jetën për Shqipërinë. Ai ka vendosur kurore me lule në memorialin e Dëshmorëve të Kombit “Nënë Shqipëri”.

Të fundit

Lajm i shkëlqyer! Qeveria jep 50 euro në muaj për bebet për pesë vitet e para

“Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj...

Zaptimi i trotuareve, Rama jep mesazhin e radhës dhe e ka seriozisht

Vijon në të gjithë vendin aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat dhe karriget që kanë zaptuar trotuaret. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje...

Nuk keni vendosur ende universitetin? Zgjidhja quhet U-Albania

Nëse ende nuk keni vendosur për universitetin ku do të vijoni studimet e larta, keni edhe pak ditë kohë. Më 29 korrik hapet zyrtarisht portali...

Barcelona nxjerr në shitje për 15 mln euro “zbulimin e sezonit”

Edhe pse ka bërë disa largime këtë merkato, Barcelona sërish e ka të nevojshme për të bërë largime të tjera, me qëllim që të...

Policia operacion kundër zjarrvënësve në vend, arrestohen 12 persona

Gjatë 72 orëve të fundit, Policia e Shtetit në bashkëpunim me zjarrfikëset dhe forcat e Ministrisë së Mbrojtjes, ka arrestuar dhe proceduar 12 shtetas...

Lajme të tjera

Web TV