Keni bërë plane për fundjavë, moti ka disa surpriza për ju

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke qenë në periudhën e dimrit edhe për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Në këtë mënyrë për ditën e Shtunë moti nis me vranësira mesatare deri të dendura por edhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell. Duke filluar nga orët e pasdites mot i vranët në të gjithë territorin ndërsa nisin reshjet e shiut me intensitet të ulët përgjatë ultësirës perëndimore. Në orët e mbrëmjes reshjet me intensitet të ulët deri mesatar shtrihen në pjesën më të madhe të vendit.

Kjo situatë do të vijojë edhe për ditën e Diel ku reshjet e shiut të herëpashershme do të jenë prezente në pjesën më të madhe të territorit me intensitet kryesisht mesatar dhe lokalisht në veriperëndim dhe jug në formën e rrebesheve afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 3-8m/s, e cila hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 12-18m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 2-6 ballë.

Të fundit

Nënë e bir diplomojnë në të njëjtën ditë!

Një nënë dhe biri i saj po festojnë diplomën e tyre master nga Universiteti Kristian i Teksasit. Kyle Fields dhe...

Eurostat: Shqipëria, vendi më i varfër i Europës në 2024 (SHIFRAT ZYRTARE)

Në vitin 2024, Shqipëria kryesoi listën e vendeve të Europës për nivelin e ulët të jetesës, ku sipas shifrave, gjysma e popullsisë në vendin...

Një mace shpëton miken e saj nga sulmi i qenit, pamjet bëhen virale (VIDEO)

Në Brazil, një mace shpëtoi miken e saj nga një sulm qeni. Një video e publikuar së fundmi tregon një mace duke e hapur derën...

Dosja kundër Berishës, gazetarja zbulon detajet: Provat, deri në dy vite…

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen "Partizani" në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij, Jamabër Malltezi dhe personave të tjerë...

Të gjitha herët që u përpoqën ta helmonin James Bond (dhe dështuan)

Ja mënyrat më të çmendura se si agjenti 007 arriti të shmangte vdekjen e sigurt, pavarësisht se iu administruan substanca toksike, normalisht vdekjeprurëse për çdo...

Lajme të tjera

Web TV