Kurti: Jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lideri i lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, i cili pritet të bëhet edhe Kryeministër i Kosovës, pasi fitoi zgjedhjet e mbajtura në muajin tetor, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social “Twitter” në lidhje me nismën për Mini-Shengenin Ballkanik, që mbajti samitin e tretë në Durrës dhe Tiranë, mes Kryeministrit Edi Rama, atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, dhe atij malazez, Milo Gjukanoviç.

Ai shprehet se duhet të kemi më shumë bashkëpunim midis Shqipërisë dhe Kosovës pasi sipas tij, shqiptarët dhe kosovarët janë dhe do të jenë gjithmonë një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes tyre.

“Parimet e gjithëpërfshirjes dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Rruga nga #Belgrade për në #Tiranë kalon nëpër #Prishtina. Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim!”-shprehet Kurti.

Kryeministri Rama deklaroi se sapo të krijohet qeveria e re, ai do të bisedojë sërish me Kurtin në lidhje me Mini-Shengenin Ballkanik , për përfshirjen e Kosovës. Pavarshisht situatës së krijuar pas samitit, kjo nuk do të thotë se nuk do të vazhdojë komunikimi dhe bashkëpunimi midis Shqipërise dhe Kosovës./Fjala.al

Të fundit

Emigranti nga Suedia ankohet: Vota ime në Shqipëri nuk është e fshehtë!

Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur shqetësime serioze mbi procesin e votimit në Shqipëri, duke e akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...

“Nuk bëhet kryeministër dhe shton serbofobinë”, Lista Serbe akuzon Kurtin për provokim

Lista Serbe ka reaguar për hapjen e zyrave postare në Leposaviç dhe Zveçan, duke akuzuar kryeministrin në detyrë Kurti, për provokim dhe tentativë për...

“Askush nuk më ndalon dot”, intervista e rrallë e Donald Trump: Kisha shumë të korruptuar

Presidenti Donald Trump pranoi të jepte një intervistë me “The Atlantic”, kryeredaktori i së cilës, Jeffrey Goldberg, u përfshi pa dashje në një bisedë...

Futboll shqiptar, Pogradeci mund Besën dhe siguron finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës

Pogradeci ka siguruar finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës për një vend në “Abissnet Superiore”, pasi mposhti Besën në finalen e “play-off”-it të Kategorisë së...

Lajme të tjera

Web TV