Dha frymën e fundit në fushë, i jepet sot lamtumira futbollistit 17-vjeçar në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-futbollisti i Trepçës ’89, Erion Kajtazi, që vdiq dje si pasojë e një arresti kardiak, do të varroset sot.

Lajmin e ka bërë të ditur një familjar i tij, Shkumbin Kajtazi, i cili tha se varrimi do të bëhet në orën 14:30.

“Miq e familjarë, djali ma i mirë i familjes, Erioni, na la sot. Varrimi do të bëhet në ora 14:30 në fshatin Zasellë”, ka shkruar Kajtazi, transmeton Klankosova.tv.

Erion Kajtazi vdiq gjatë një ndeshje futbollistike, ku në minutat e fundit të pjesës së parë ra pa ndjenja në tokë.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, ka reaguar edhe FFK-ja ku tha se stafet mjekësore të të dyja klubeve kanë intervenuar me shpejtësi, por përkundër përpjekjeve, Erioni s’ka dhënë shenja jete./KlanKosova

Të fundit

Caktohet data, kur do të shqyrtohet kërkesa e Metës për heqjen e masës “arrest me burg”

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar datën 13 korrik ora 10:00 për të mbajtur...

Moment historik për futbollin shqiptar, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Tiranë

Më 11 shtator, Tirana do të mirëpresë mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Organi më i lartë drejtues i futbollit europian do...

Tension në det, dy anije kineze përplasen teksa ndiqnin një anije të rojës bregdetare

Një anije luftarake e marinës kineze është përplasur me një anije të rojes bregdetare, ndërsa së bashku po ndiqnin një anije të rojes bregdetare...

Situata nga zjarret, ministria e Mbrojtjes: Mbërrijnë 2 helikopterë ‘Black Hawk’

Dy helikopterë “Black Hawk” të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë mbërritur sot në Bazën Ajrore të Kuçovës, si pjesë e operacioneve për përballimin e situatës së...

The Economist: Njësia e re antikorrupsion (SPAK) e Shqipërisë po rrëzon figurat e mëdha

Artikulli i The Economist Në Tiranën e viteve 1930, siç shkruan akademikja shqiptare Lea Ypi në një libër që pritet të botohet, debatohej nëse korrupsioni...

Lajme të tjera

Web TV