I quajti djalin rrugaç, reagon babai i Xhakës ndaj aktivistes: Rrugaçe je ti, jo Graniti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktivistja nga Kosova, Zana Avdiu shkoi kundër rrymës duke sulmuar Granit Xhakën për sjelljen në ndeshjen Zvicër-Serbi (3-2). “Akti i Granit Xhakës, është për turp. Akt prej një rrugaçi. Dhe, fatkeqësia është, që asnjë nuk la pa e shpërndarë atë foto. Pra, zero nivel”, u shpreh ajo në lidhje me momentin kur kapiteni zviceran reagoi ndaj pankinës serbe me gjestin e tij.

Fjalët e Avdiut nuk janë pritur aspak mirë nga Ragip Xhaka, babai i lojtarit shqiptar të kombëtares helvete. Ky i fundit deklaroi se djali i tij nuk ka bërë asnjë akt rrugaçërie dhe asnjë gjest politik apo shovinist. “Nuk jam njeri i televizioneve dhe i kamerave. Jam njeri i sakrificës, i punës dhe i burgjeve.

Desha asaj zonjës, Zanës, t’i tregoj se kush jam. T’i vijë turp që i del kundër Shqiptarisë, ajo nuk e di çfarë është sporti dhe çfarë është krenaria. I kundërvihet një djali që është me gjak shqiptari, që na bën të gjithë shqiptarëve krenarë. I thotë Granitit rrugaç! Po më vjen keq si një femër shkruan këtë fjali.

Më së pari të ma tregojë fjalën rrugaç. Asnjë fjalë nuk e dëgjova për thirrjet e Serbisë… Familja Xhaka nuk është dorëzuar asnjëherë ndaj pushtuesve. Graniti nuk ka bo gjest politik, as shovinist, as asgjë. Atë gjest nuk e ka bo as me fye dhe as me sha askënd.

Është turpi i saj t’i mbrojë ato teza të Serbisë. Graniti i tregoi botës që këta na kanë dhunuar nënat dhe vajzat tona, ata kanë dhunuar mbi 20 mijë gra shqiptare. Ajo është rrugaçja, kërkoj falje për këto shprehje, por ajo duhet të ketë kujdes kur flet për familjen Xhaka”, deklaroi babai i Granitit.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV