Nuk donte të merrte pjesë në Samit/ Vuçiç e thotë hapur: Jemi pranë Rusisë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Po zhvillohet sot në Tiranë Samiti i liderëve të BE. 27 liderë europianë bëhen bashkë në kryeqytetin shqiptar.

Pjesë e këtij Samiti është edhe presidenti Aleksandër Vuçiç, u shpreh; ‘mbetemi të përkushtuar për çështjen e dialogut dhe për negociatat me BE’.

“Vendosëm të vinim të diskutonim për të gjitha çështjet. Ne mbetemi të përkushtuar për çështjen e dialogut dhe për negociatat me BE. Duhet të mbrojmë interesat tona shtetërore në përputhje me Kushtetutën tonë. A keni dëgjuar ndonjë deklaratë optimiste prej meje. Unë jam realist dhe jam këtu të mësoj nga shumë njerëz , europianët dhe në fund të shpjegoj qëndrimin e Serbisë dhe besoj të marrim lajme të mira. Be kërkon harmonizim më të madh, të lutëm kini durim. Kjo nënkupton që është e rëndësishme të marrim mbështetjen e BE. Këto janë shenja të mira për të gjitha vendet tona. Besoj sot do të dëgjojmë për strategjinë  e BE për të ardhmen.

BE ka kërkuar harmonizim të plotë, Serbia është vend i pavarur ne i dimë detyrimet tona. Kemi një situatë ndryshe sa i takon integriteti territorial të serbisë në ’99 dhe do ta Serbia është shumë pranë Rusisë, Serbia është vend i pavarur nëse dikush do të thotë se jemi afër me Rusinë është arsye për të kritikuar dikë kur nuk ke asgjë për të shkruar. Është e lehtë të ekspozosh çdo lloj akuze falsiteti, lajmesh të rreme, por e vërteta del. Serbia është vend i pavarur, është drejt rrugëtimit të BE.”, tha më tej Vuçiçi.

Të fundit

500 të vdekur dhe mbi 3 mijë të plagosur që nga sulmi i Izraelit në Iran

Ushtria izraelite thotë se ka goditur një numër objektivash në të gjithë Iranin sot. Në një përditësim në mediat...

Shkodër, gjendet i pajetë në lumin Buna trupi i qytetarit nga Tirana

Një i moshuar është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të hënë. Policia e Shkodrës njofton se rreth orës 14:30, në fshatin Muriqan, në...

Izraeli godet burgun famëkeq Evin në Teheran

Autoritetet izraelite kanë deklaruar se në valën më të fundit të sulmeve ndaj Iranit, një prej objektivave ka qenë burgu famëkeq Evin, në kryeqytetin...

Do të rritet çmimi i naftës? Donald Trump paralajmëron: “Po ju vëzhgoj, mos guxoni!”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj kompanive të naftës, pas sulmeve të ndërmarra ndaj objekteve bërthamore të Iranit....

Bayern gjen sulmuesin! Ai është gjerman dhe kushton 30 mln euro

Bayern duket se e ka gjetur lojtarin e duhur për ofensivën. Nuk është më Wirtz, as Nico Williams apo Leao, por një lojtar gjerman...

Lajme të tjera

Web TV