Samiti BE/ Giorgia Meloni: Duhet përshpejtuar integrimi i Ballkanit, kini besim te Italia

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e BE-Ballkani Perëndimor.  Ajo ka thënë pas takimit me Kryeministrin Rama se duhet përshpejtuar integrimi i Ballkanit.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm Vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos pas fillimit të luftës në Ukrainë është shumë e rëndësishme që të përshpejtohet procedura për integrimin e këtyre vendeve për në Bashkimin Evropian.

Dhe në këtë pikë kemi shumë për të folur. Italia është tërësisht e angazhuar për të bërë më shumë për shumë çështje. Ju mund të keni bisedim te Italia”, tha Meloni.”