I dhuroi lule serbit para ndeshjes, boksieri shqiptar fiton që në minutat e parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roberto Bakaj është boksieri shqiptar që ka fituar kundër një serbi në Gjermani. Ai e ka mundur brenda 12 minutash.

Në një lidhje me Skype, Roberto tregoi detaje rreth ndeshjes, madje zbuloi edhe arsyen pse i dhuroi kundërshtarit lule përpara ndeshjes.

“Një goditje mund të jetë fatale. Zgjati 12 minuta e 50 sekonda kjo ndeshje. Ne jemi boksierë profesionist dhe duhet të godasim, të kryejmë punë dhe të fitojmë. Kundërshtari ka dalë nga spitali dhe ka shkuar për t’u kontrolluar. Ishte diku te 3 kg më i rëndë se unë.

Unë këtë gjë e bëra më shumë për provokim para ndeshjes. Ja dhashë me idenë që do të mbys në ring dhe do t’i sjell lulet te varri. Ke shumë emocione, sidomos kur ndeshesh përballë një serbi”, u shpreh ai.

Më tej, Roberto foli edhe për marrëdhënien që ka me reperin e njohur, Noizyn, me të cilën është shfaqur edhe në rrjetet sociale.

“Me Noizyn thjesht kemi pasur një keqkuptim të vogël dhe ai na tha që kampionët duhet të rrijnë bashkë. Jemi sqaruar, kemi qëndruar bashkë. Ka patur një keqkuptim, më shumë me vëllain tim dhe me mua”, tha boksieri.

Të fundit

Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit, Policia e Shtetit bën njoftimin

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me plotësimin e formularit për...

Stuhia ‘Floris’ godet Britaninë dhe Irlandën, mijëra familje mbeten pa energji elektrike

Britania dhe Irlanda janë goditur këtë të hënë nga një stuhi e fuqishme “Floris” dhe me erërat me shpejtësi që tejkalonin 160 km/orë. Kjo situatë...

Nuk japin pagat! Tiranës dhe Skënderbeut u bllokohet merkatoja për 3 sesione

Tirana dhe Skëndërbeu kanë marrë nga 3 dënime për shkak të pagave të prapambetura ndaj ish-futbollistëve të tyre. Edhe pas vendimit të dhomës së zgjidhjes...

Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën elektrike

Një aksident ka ndodhur sot në aksin Fier- Levan, në afërsi të “ Kthesës së Zhupanit”. Një automjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë...

Ben Blushi: Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi. Me të...

Lajme të tjera

Web TV