“Kush mbjell erë, korr stuhi”/ Greqia i përgjigjet kërcënimit më të fundit turk

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Athina i është përgjigjur me tone të ashpra retorikës së vazhdueshme agresive të Ankarasë. Kujtojmë se dy ditë më parë Turqia i kërkoi Greqisë që të çmilitarizojë ishujt e Egjeut.

Selia e diplomacisë greke në njoftimin e saj thekson se “deklaratat e zyrtarëve turq për çmilitarizimin e ishujve të Egjeut janë hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur, me një sërë argumentesh, të cilat i përmbajnë edhe letrat që Greqia i ka dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së”.

Në të njëjtin njoftim theksohet se “vënia në pikëpyetje e sovranitetit të ishujve grekë dhe rritja e tensionit në Egje, përmes kërcënimeve për luftë, janë dënuar në tërësi nga komuniteti ndërkombëtar dhe Ministria e Jashtme.

Greqia, duke respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën e detit, refuzon edhe një herë në tërësi ankesat e njëanshme turke dhe i cilëson kërcënimet e përsëritura të luftës si krejtësisht të papranueshme”.

Dy ditë më parë ministri i jashtëm turk, Cavusoglu gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun rumun, ndër të tjera deklaroi se “Greqia po ndërmerr hapa negativë për sigurinë tonë, pavarësisht rrethanave. Militarizon ishujt.

Ose Greqia do të tërhiqet dhe do t’u përmbahet këtyre kushteve ose ne do të bëjmë atë që duhet. Kjo është arsyeja pse presidenti ynë i nderuar thotë “mund të reagojmë papritur një natë”. Greqia duhet të kujtojë: kush mbjell erëra korr stuhi. Nëse nuk doni paqe, ne do të bëjmë gjithçka që duhet. Papritur një natë.”

Të fundit

Mediu: Askush tjetër nuk e bën bashkë PD dhe opozitën veç Berishës

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ishte i ftuar në ditarin e mbrëmjes në A2 CNN ku foli rreth...

OpenAI nën akuzë të rëndë: ChatGPT “inkurajoi” 16-vjeçarin t’i jepte fund jetës

Kompania amerikane OpenAI, që ka krijuar ChatGPT, është përfshirë në një skandal të rëndë pasi familja e një adoleshenti 16-vjeçar nga Kalifornia ka ngritur padi ndaj...

28 Gusht 1916 – Dy shpallje lufte në Europën e Luftës së Parë Botërore

28 gusht 1916 – Gjermania i shpall luftë Rumanisë – Italia i shpall luftë Gjermanisë.   Lufta e Parë Botërore filloi në vitin 1914 mes dy...

Europa po humbet rëndësinë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar në Takimin e Riminit se Bashkimi Europian po humbet rëndësinë në skenën botërore. “Burokracia nuk ka për të...

Trump-Witkoff, zbulohet “projekti i madh” për të ardhmen e Gazës

Presidenti amerikan Donald Trump do të udhëheqë një takim të madh në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar një plan gjithëpërfshirës për të ardhmen...

Lajme të tjera

Web TV