Zbardhen prapaskena të reja, Weghorst i kërkoi fanellën ndërsa Messi iu kthye me ofendime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjesti i Lionel Messit ndaj sulmuesit Wout Weghorst në përfundim të ndeshjes Argjetinë-Holandë, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtrare.

Në momentin që numri 10 po fliste me gazetarin e TYC Sports, Messi iu drejtua holandezit duke e ofenduar me shprehjen: “Çfarë ke që shikon, idiot! Ik tani”. Në lidhje me atë moment, është vetë gazetari Esteban Edul që jep versionin e tij në një intervistë për gazetën “Ole”.

“Pas ndeshjes u zunë të gjithë, jo vetëm Messi. Van Dijk u kap me Otamendin, dukej si një ndeshje Lanus-Banfield. Zemërimi i Messit lidhej kryesisht me penalltitë kur holandezët po përpiqeshin të nervozonin argjentinasit. Weghorst po e priste në tunel për t’i kërkuar fanellën por Leo u nervozua.

Holandezi nuk e kuptoi çfarë pothoshte, ndaloi dhe Messi po e fyente dhe nuk e llogariti aspak faktin që ishte aty me mua. Ishte aq i acaruar sa nuk po dëgjonte asnjë nga pyetjet e mija.

E pyeta për asistin ndaj Molinas dhe debatin Me Van Gaal, por asgjë. Nuk arrita ta bëja të përgjigjej. Në një moment kur ishim në transmetim i kërkova të qetësohej sepse aty kishte shume njerëz të FIFA-s dhe nuk i dihej se çfarë mund të ndodhte”.

Të fundit

BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën

Stërvitja e parë ushtarake mes ushtrisë serbe dhe asaj kineze shënon një hap të ri në forcimin e bashkëpunimit...

Më në fund! Fëmijët në Ukrainë dhe Rusi ribashkohen me familjet

Rusia ka kthyer në Ukrainë 11 fëmijë të ndarë nga familjet e tyre nga lufta, ndërsa Ukraina ka kthyer tre në Rusi, ka konfirmuar...

78 mln euro për dy sulmues, Bayern “peshkon” tek Arsenali

Bayern po vuan më shumë se kurrë për të kryer transferimet e duhura në merkaton e verës. Klubi bavarez nuk është mjaftueshëm tërheqës për...

1203 – Kryqëzata e Katërt dhe pushtimi i Kostandinopojës

Më 17 korrik 1203, gjatë Kryqëzatës së Katërt, një flotë e fuqishme venedikase që mbante kryqtarët perëndimorë, sulmoi dhe pushtoi Kostandinopojën, kryeqytetin e Perandorisë...

Meta: Nuk jam i zhgënjyer nga vendimi, por mezi pres…

Nga qelia ku po qëndron prej 9 muajsh lir Meta thotë se nuk është i zhgënjyer nga vendimi Apelit të Posaçëm që e la...

Lajme të tjera

Web TV