Escobar i del në mbështetje Kosovës/ “Ka garanci të fortë nga SHBA”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I dërguari i Bashkimit Europian për Ballkanin Perendimor, Gabriel Escobar është shprehur se Kosova ka garanci të forta sigurie nga SHBA dhe KFOR ndaj nuk do të jetë në rrezik edhe nëse Serbia e sulmon atë .

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Escobar ka deklaruar se nuk pret që Serbia të sulmojë Kosovën , por edhe nëse ndodh ajo nuk do të jetë në rrezik.

“Para së gjithash, nuk e pres këtë. Por, së dyti, do të ritheksoj se Kosova ka garanci të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara, të manifestuara me pjesëmarrjen e tyre në KFO”, tha ai.

I pyetur se si mund të kontribuojë SHBA-ja, ose ai personalisht, në uljen e tensioneve , Escobar u përgjigj se ai  ka treguar gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

Sipas Gabriel, shqetësimi më madhor i komunitetit serbë është krijimi i Asociacionit, dhe ai deklaroi se SHBA do të punojë për asociacionin pasi është një obligim i saj.

Unë i kam thënë komunitetit serb se jam i hapur t’i dëgjoj shqetësimet e tyre. Ata kanë disa shqetësime legjitime. Ne, po ashtu, po kërkojmë mënyra për ta ndihmuar këtë qeveri që të forcojë pozicionin e saj në shumë gjëra. Por, gjëja më e rëndësishme që SHBA-ja do, është të shohë krijimin e Asociacionit të komunave serbe. Unë u kam thënë njerëzve se Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojnë këtë qeveri që ta zbatojë këtë. Nga pozicioni ynë, është një detyrim ndërkombëtar, ligjërisht i obligueshëm.

Është obligim për Serbinë, është obligim për Kosovën, është obligim për BE-në që ka ndihmuar në negocimin e tij. Dhe, pasi që ne e mbështesim dialogun, është edhe angazhim yni. Tani, një politikan i vetëm në një parti të vetme politike nuk mund të largohet nga ky detyrim. Pra, ne do të punojmë për Asociacionin. Ky do të jetë kontributi ynë në procesin e dialogut”, u shpreh ai.

Të fundit

Policia Rrugore bën kërdinë, 3300 gjoba në një javë

Gjatë javës së kaluar, Policia Rrugore ka vendosur 3313 gjoba në të gjithë vendin për shkelje të ndryshme rrugore. Akset...

Erion Braçe: Formalizimi do rrisë çmimet, kam 6 vjet që flas dhe më kundërshtoni

Deputeti Erion Braçe ka reaguar lidhur me aksionin e ndërmarrë sot për goditjen e rasteve të tregtimit pa faturë të qumështit dhe bulmetit. Përmes...

Në gjendje të rëndë dhe e intubuar, 17-vjeçarja mbërrin te Spitali i Traumës

17-vjeçarja e cila u soll e plagosur nga familjarët në spitalin e Vlorës, ka mbërritur në spitalin e Traumës. Sipas burimeve, 17-vjeçarja është në gjendje...

Direktiva e Ramës, dorëhiqen 7 administratorë të njësive në Gjirokastër

Shtatë administratorë të njësive administrative në Bashkinë e Gjirokastrës kanë paraqitur dorëheqjen nga detyra. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare pranë bashkisë, sipas të cilave...

A po vjen paqja e shumëpritur? Senatori amerikan jep shpresa: Po afron një “pikë kthese”

Senatori amerikan, Lindsey Graham, tha se po afron një “pikë kthese” në luftën Rusi-Ukrainë. Senatorët Richard Blumenthal dhe Lindsey Graham, duke u shfaqur në...

Lajme të tjera

Web TV