Bërnabiç: Escobar, tjetër politikan që kundërshton rezolutat e OKB-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është “një tjetër politikan që me vendosmëri është kundër rezolutave valide të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

Në disa postime në Twitter, Bërnabiq, ka thënë se Escobar “e ka marrë rolin e Këshillit të Sigurimit dhe me votën e tij unanime, të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë dhe ministres , të njohur edhe Raportuesja për Kosovën*, e ka anuluar Rezolutën 1244”.

“Kombet e Bashkuara nuk kanë nevojë të organizojnë sesione të Këshillit të Sigurimit, kjo trojkë do të vendosë për të gjitha çështjet globale tash e tutje”.

“Nëse mundem, një pyetje, nëse Rezoluta 1244 nuk është më valide (sepse juve nuk ju pëlqen, ndonëse askujt nuk i bëhet vonë) dhe nëse Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston (siç thotë [kryeministri i Kosovës, Albin] Kurti, dhe pasi ju nuk i dënoni deklaratat e tij, ju liderë të mëdhenj) dhe nëse Marrëveshja e Uashingtonit nuk është asgjë pos diçka e së kaluarës, dhe nëse Karta e OKB-së nuk vlen për Serbinë (sepse ju liderët besoni se nuk duhet), atëherë në bazë të cilës marrëveshje/rezolute/parimi duhet të veprojmë ne?” ka pyetur ajo.

Bërnabiq nuk e ka bërë të ditur se cilave deklaratave të Escobarit u është referuar, apo cilave veprime të mekanizmave tjerë ndërkombëtarë.

Escobar ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se SHBA-ja kundërshton kategorikisht kthimin e forcave serbe në Kosovë, që Serbia ka paralajmëruar se do ta kërkojë nga KFOR-i. Ai tha se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA-ja.

Të mërkurën, Escobari bashkë me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë – Sebi, Mirosllav Lajçak, kanë takuar në Prishtinë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lexo edhe :  Paga, bonuse dhe argëtim/ Sa dollarë përfiton Donald Trump si president i SHBA?

Emisari evropian tha pas takimit se preferon rrugën diplomatike për heqjen e barrikadave në veri, dhe jo përmes buldozerëve.

Escobari dhe Lajçaku do ta takojnë nesër edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thuhet në njoftimin e presidencës serbe.

Vizita e tyre vjen në kohën kur situata në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – është e tensionuar.

Gjashtë barrikadat e ngritura më më 10 dhjetor, bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Ky veprim i serbëve lokalë erdhi pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-zyrtarin serb të këtij institucioni, Dejan Pantiq, nën dyshimet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës. Ndaj u caktua një muaj paraburgim.

Më 12 dhjetor Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësim të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe bënë thirrje për çmontimin e menjëhershëm të barrikadave të ngritura në veri të Kosovës nga serbët lokalë.

Të dielen, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pret që KFOR-i t’i largojë barrikadat nga veriu

Të fundit

Roma, kryeqyteti i Evropës

Nga Juan González-Barba A ka një kryeqytet Europa, ose më saktë, Bashkimi Evropian? Nëse po, a do të justifikohej me...

FSHF organizon mbrëmjen gala ‘Topi i Artë 2024’, ja cilët janë të nominuarit

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024”, e organizuar nga FSHF, do të nderojë arritjet e shquara të futbollistëve shqiptarë dhe do të vlerësojë ata...

‘Çmendet’ moti/ Stuhia ‘bën kërdinë’ në këtë vend, raportohet për një të vdekur

Një burrë ka vdekur pasi një pemë ra në makinën e tij në Co Donegal gjatë stuhisë Eowyn. Rreth një milion shtëpi, ferma dhe...

E dinit? Ky është libri që shpiku “Big Brother-in”, ja çfarë shkruhet brenda tij…

“Big Brother” është një nga formatet më të njohura televizive në botë, por pak e dinë që koncepti i tij buron nga një libër...

Rozana Radi trondit Gertën: Olta më do mua, zbulon arsyen pse nuk flasin dy motrat

Rozana Radi dhe Gerta Gixhari janë dy banoret e Big Brother Vip 4 të cilat prej nisjes së këtij formati janë përfshirë në debate...

Lajme të tjera

Web TV