“Të premten temperaturat deri në 22 gradë ”/ Surprizon moti në mes të dimrit

Një situatë e qëndrueshme meteorologjike është parashikuar për javën e ardhshme sipas meteorologes së Metoalb, Lajda Porja.

Porja tha se masat e ftohta polare do të largohen nga vendi ynë, duke i lënë vendin ditëve me diell dhe temperaturave të larta.

Porja shtoi se problematika e përmbytjeve tashmë ka kaluar, ndërsa do të ndërpriten edhe reshjet e dëborës në zonat malore.

E premtja arrin vlerën e pazakontë në mes të dhjetorit me temperaturë 22 gradë.

“Siç e kemi parë që këtë mëngjes, ishte masa e ftohtë polare që u fut në Ballkan dhe po kalon në lindje të kontitentit. Sot deri në fundjavë do përjetojmë temperature të larta. Java tjetër do të jetë me diell, reshjet përfundojnë sot.