Asambleja Parlamentare e NATO-s: Barrikadat në veri të hiqen menjëherë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s (AP e NATO-s), Joëlle Garriaud-Maylam, ka folur rreth situatës së krijuar së fundmi në veri të Kosovës.

Garriaud-Maylam ka shprehur shqetësimin e saj nga këto zhvillime, duke thënë se kërcënimet dhe sulmet nga individë të armatosur janë të papranueshme.

Sipas saj, barrikadat e vendosura në veri të Kosovës duhet të hiqen menjëherë, ka raportuar ky institucion.

“Jam thellësisht i shqetësuar nga zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Kërcënimet dhe aktet e përsëritura të frikësimit dhe dhunës nga individë të armatosur, përfshirë sulmin e kësaj fundjave ndaj një patrullimi zbulues të Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX Kosovë) janë të papranueshme. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi. Barrikadat e ngritura në veri të Kosovës duhet të hiqen menjëherë”, është shprehur ajo.

Ajo më tej ka kërkuar nga palët të përmbahen nga dhuna dhe veprimet provokuese dhe të punojnë drejt depërshkallëzimit të situatës.

“Rruga përpara duhet të përshkruhet përmes negociatave të vazhdueshme dhe konstruktive ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Të gjitha palët duhet të mbeten të përkushtuara ndaj dialogut të lehtësuar nga BE. E mirëpres vendimin e fundit të autoriteteve në Kosovë për shtyrjen e zgjedhjeve lokale në katër komunat veriore si një hap konstruktiv duke pasur parasysh kontekstin aktual aktual”, ka thënë më tej ajo.

Garriaud-Maylam është shprehur mirënjohëse për shërbyesit e KFOR-it dhe EULEX-it në Kosovë në mbështetje të paqes dhe stabilitetit.

“Vërej se NATO e ka bërë të qartë se KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të kryer mandatin e tij të Kombeve të Bashkuara në Kosovë”, ka thënë ajo.

Të fundit

Pushime me influencerët, mënyra e re e udhëtimeve në epokën digjitale

Në vitin 2025, një formë e re e turizmit po përhapet mes të rinjve: pushimet me influencues. Ky trend po...

Rama në SchwarzGroup: Interes për të investuar në ShqipëriBe

Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në Bavari, pati një vizitë në sipërmarrjen më të madhe gjermane, SchwarzGroup. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama u...

Temperatura deri në 38 gradë, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të...

Administrata Trump do të djegë 500 tonë ushqime që ishin blerë nga USAID

Pothuajse 500 tonë ushqime, mjaftueshëm për të ushqyer 1.5 milion fëmijë për një javë – pritet të digjen pas muajsh mosveprimi nga administrata Trump. Biskotat...

Apollo 11 nis udhëtimin për të prekur Hënën: Një hap gjigant për njerëzimin

16 Korrik 1969 Në mëngjesin e 16 korrikut 1969, ora 09:32 sipas kohës lokale në Florida, një raketë Saturn V u ngrit fuqishëm nga Qendra...

Lajme të tjera

Web TV