Finale e madhe Francë-Argjentinë, Maroku zgjohet nga ëndrra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa Argjentina shkoi e para në finale pasi mundi Kroacinë, mbrëmjen e djeshme ashtu sikurse pritej ishte Franca që mundi Marokun dhe tashmë do të diskutojë kupën të dielën me Argjentinën e Mesit. Edhe pse favorit, Franca vuajti shumë por goli i shpejtë në minutën e pestë të takimit ia lehtësoi ecurinë e mëtejshme. Gjithsesi Maroku nuk u dorëzua dhe shkoi shumë pranë barazimit, por në tre raste të pastra u ndalën nga portieri Hugo Lloris, i cili bashkë me Griezmann ishin më të mirët për Francën. Në minutën e 69 të takimit pas një inkursioni personal të Kylian Mbappe u realizua goli i dytë nga Kolo Muani. Vetëm 44 sekonda në fushë i mjaftuan sulmuesi francez për të tundur rrjetën. Kolo Muani shënoi kështu golin e tretë më të shpejtë për një zëvendësues në historinë e Kupës së Botës, teksa para tij renditen Moralesh në 2002 (16 sekonda) dhe Sand në 1998 (26 sekonda). Më pas nuk pati asgjë për të reaguar ku Franca mbrojti rezultatin deri në fund dhe tashmë e ka mendjen për ndeshjen finale kundër Argjentinës. Pavarësisht humbjes, Maroku ishte surpriza më e madhe e këtij botërori i cili pasi kaloi grupin, duke lënë pas edhe Belgjikën eleminoi fillimisht Spanjën nëpërmjet penalltive dhe më pas dërgoi në shtëpi “para kohe” edhe Portugalinë e Ronaldos. Kaq ishte ëndrra për Marokun, ndonëse në përballjen me Francën, që janë edhe kampionët në fuqi bëri një lojë mjaft të mirë, duke e bërë që djemtë e trajnerit Deschamps të vuanin. Maroku shkroi historinë pasi është ekipi i parë i kontinentit Afrikan që shkon deri në gjysmëfinale të një kampionati Botëror.

Një Paris i vogël për finalen

Lexo edhe :  Apeli pranon kërkesën, Lyon do të vazhdojë të luajë në ligën e parë franceze

Përballja mes Argjentinës dhe Francës shënon edhe një tjetër rekord në vetvete. Shumë nga futbollistët e të dyja ekipeve luajnë me PSG, duke përfshirë edhe vetë liderin argjentinas. Lionel Messi është kapiteni dhe idhulli I futbollit argjentinas që e kërkon me ngulm këtë kupë për të hyrë në histori bashkë me legjendën Diego Armando Maradona. Nga ana tjetër Franca me Mbappe, Giroud, Dembele, Griezmann dhe shumë lojtarë të tjerë të talentuar do të kërkojnë të bëjnë historinë për të marrë dy kupa bote rresht. Në vitin 2018 ishte Franca që ngriti Kupën e Botës në Futboll dhe të njëjtin sukses kërkon që ta përsërisë në finale e së dielës.

Të fundit

Kujtim Gjuzi iu bashkohet banorëve të Thethit: Shyqyr deri tani s’ka gjak, ndryshe…

Disa banorë të Mirditës kanë shkuar drejt fshatit turistik të Thethit për t’u solidarizuar me banorët, të cilëve u...

Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Mallakastër, mbi 100 hektarë të djegura

Vatrat e zjarrit në Drenovë të Mallakastrës janë riaktivizuar, duke shkaktuar dëme të mëdha në sipërfaqe të gjera me ullishte, drurë dhe shkurre. Sipas...

Aleksandër Nevski, “Cidi” i Rusisë mesjetare i lavdëruar nga carët, komunistët e Putini

Aleksandër Nevski (1221–1263), Princi i Madh i Novgorodit dhe Vladimirit, është i famshëm për fitoret e tij - më së shumti Beteja në Akull...

VIDEO/ Përmbytet metroja në New York, anulohen qindra fluturime

Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë Nju Jorkun dhe Nju Xhersin të hënën në mbrëmje, shkaktuan përmbytje që bllokuan linjat e metrosë, bllokuan automjetet dhe...

Ultimatumi i Ramës, vijon vala e dorëheqjeve të zyrtarëve në Qarkun e Elbasanit

Ristrukturimi i administratave në bashkitë e vendit po hyn në një fazë intensive, pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për rifreskimin e stafit drejtues...

Lajme të tjera

Web TV