Takime me primarët/ Berisha: Jemi model i pluralitetit, PS gëlon nga ryshfeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me kandidatët fitues të garës së primareve. Berisha ka vlerësuar procesin e primareve, duke thënë se i solli pluralitetin partisë, duke i hequr mundësinë kryetarit të bëjë zgjedhjet e tij. Berisha nuk kurseu as kritikat për Partinë Socialiste, duke thënë se është shndërruar në një shpellë ku gëlon ryshfeti dhe pengmarrja.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me fituesit e Primareve për zgjedhjet e 14 majit, të cilëve iu drejtua duke i thënë se, ata kanë transformuar, ridimensionuar pluralitetin në PD, por edhe në Shqipëri në tërësi. Këtë takim, Berisha e quajti një ngjarje tepër të veçantë, pasi si kurrë ndonjëherë, në selinë e PD-së nuk janë ulur kandidatë për qytetarë të parë të bashkive të vendit. “Për këtë sallë, për këtë seli, për PD-në, kjo është një ngjarje shumë e veçantë. Kurrë ndonjëherë më parë, këtu nuk janë ulur kandidatë për qytetarë të parë të bashkive të vendit, një trupë që ka marrë votat nga anëtarësia dhe simpatizantët e PD-së, më shumë se të gjithë institucionet e tjera të kësaj partie në të gjithë ekzistencën e saj. Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për ne, është një zhvillim jashtëzakonisht i vyer, i çmuar, në rrugën tonë të konsolidimit të vlerave dhe demokracisë. Ju keni dalë nga një garë, keni konkurruar me bashkëluftëtarët tuaj, keni dëshmuar në tërësi civilitet, integritet, transparencë dhe me garën që keni bërë, keni transformuar, ridimensionuar pluralitetin në gjirin e PD-së, por edhe në Shqipëri në tërësi.”, është shprehur kryetari i Partisë Demokratike. Sipas Berishës, nuk ka parti më të hapur në mënyrën më demokratike sesa një parti që përveç anëtarëve të vet, fton të votojnë edhe simpatizantët e saj. “Nuk ka parti më të hapur sesa partitë që bazohen në garën, konkurrencën e lirë dhe të ndershme të zgjedhjes së institucioneve të saj. Nuk ka parti më të hapur sesa një parti që vendos pluralitetin dhe votën e lirë në themel të zgjedhjes së qeveritarëve të saj vendorë, qendrorë dhe drejtuesve të saj. Nuk ka parti më të hapur në mënyrën më demokratike sesa një parti që përveç anëtarëve të vet, fton të votojnë edhe simpatizantët e saj. Pranon në garë jo vetëm personalitete të veta, por edhe prurje të shquara nga shoqëria civile, bota akademike. Të gjitha këto kanë ndodhur në këtë garë. Nuk them se ishte e përsosur, por këto ishin risi të pamohueshme të saj. Secili prej jush ka kontributin, investimin në këtë realitet të ri të krijuar në PD, por edhe në Shqipëri. Secili kandidat, që doli i dytë apo i tretë në garë, ka meritën e madhe se firmosi pluralitetin brenda në PD. Por një aspekt tjetër jashtëzakonisht i rëndësishëm, thelbësor i garës, qëndron në përmbysjen”, tha shefi i Partisë Demokratike.

Të fundit

Linda Rama rrëfen njohjen me kryeministrin/ Martesa me Edin më shkaktoi 3 dorëheqje

Linda Rama ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me njohjen me bashkëshortin e saj, kryeministrin Edi Rama. Ajo tha...

Përse plakemi më shpejt në dimër? Kujdesi që duhet të tregoni në stinën e ftohtë

Në këto ditë të ftohta kemi folur si duhet të mbrohemi për t’i shpëtuar gripit apo problemeve të tjera që sjell i ftohti. Por,...

Ekonomia në rritje, shkak turizmi dhe ndërtimi! Probleme me bujqësinë dhe industrinë

Teksa ekonomia e Shqipërisë po rritet përtej mesatares se dekadës në tre vitet e fundit, sektorët prodhues, si bujqësia dhe industria që i sigurojnë...

2 mld euro shpenzohet në dhjetor, mundësi për ulje historike të nivelit të borxhit

Qeveria ka në dispozicion për të shpenzuar në muajin dhjetor një shumë prej 196 miliardë lekësh (rreth 2 mld euro me kursin aktual të...

Lajme të tjera

Web TV