Sipas prestigjiozes franceze “L’Équipe”, sulmuesi i PSG-së mbërriti në Katar plot ambicie për të triumfuar në Kupën e Botës dhe në njëformë të jashtëzakonshme, me 15 gola dhe 11 asiste në 20ndeshje.
Skuadra e Tites vlerësohej si një prej favoriteve për të fituar titullin e 6-të të Kupës së Botës. Por një dëmtim nëfillim pas ndeshjes së parë kondicionoi turneun e 30-vjeçrit.
Ai është shumë i zhgënjyer për eliminimin nga Kroacia në 1/8-at dhe në zonën miks tha se nuk e dinte nëse do të ishte prezent në Botërorin e ardhshëm: “Do të ishte e nxituar që të thosha diçka në këtë moment, por nuk mund të garantoj prezencëntime as në Kupën e Botës 2026”.
Por vendimi që ka marrë ylli Brazilian pas reflektimit është që të mos tërhiqet nga kombëtarja, por të marrë një pushim disamujor.