Rrebeshet shkaktojnë përmbytje në Shkodër, 155 banesa nën prezencën e ujit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shirat e dendur vijojnë të sjellin probleme në zonën e Shkodrës. Pasditen e djeshme, gjatë natës dhe mëngjesin e kësaj të shtune, rrebeshet në Shkodër kanë vazhduar pa ndërprerje duke bërë që prurjet e lumenjve të rriten.

Bashkia e Shkodrës, ka bërë një bilanc së fundmi ku njoftohet se janë 3020 ha tokë të përmbytura. Po ashtu në këtë zonë janë me prezencë të ujit 155 banesa, prej të cilave në dy banesa uji ka depërtuar brenda.

Njoftimi:

Situata ne Bashkinë Shkodër nga raportimet e deri tanishme ora 08.00 është si me poshtë:
1.Kuota Drin 6.95 m (e pa ndryshuar me orën 17.00)7.50 m kuota max
2.Kuota Liqen 8.88 (e rritur me 10 cm me oren 17.00) 8.70 m kuota max
-Bashkia Shkodër tokë e përmbytur 3020 Ha e rritur me 250Ha me orën 17.00 të ditës se premte. Banesa me prezence uji oborre e stalla në total 155 e pa ndryshuar me orën 17.00, nga te cilat 2 me prezencë uji brenda në banesë në fshatin Obot.
-Nj.A. Ana Malit ka përmbytur në një sipërfaqe prej 1350 Ha.
-Në rrugën e Obotit nuk kalohet (niveli 1.5m) kalueshmëria vetëm me mjetet e kalueshmërise së lartë ushtarake ( 4 mjete të larta , 2 varka e 15 efektiv të FA)
-Ujsjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 momentalisht janë jashtë funksionit.
-Në fshatin Obot ka rreth 100 banesa me prezence të lartë uji në oborre.

-Në Dajç rruga Darragjat-Shirq e pakalueshme në vendin e quajtur Urrelat arrin në lartësinë 1.6 m. Sipërfaqe tokë e përbytur 800 Ha, banesa me prezencë uji 20.
Të dislokuara 2 mjete, 1 varkë dhe 11 efektiv të FA.
-Bërdicë 450 Ha, Rrethina e Livadhe 20 Ha e 5 banesa,

Lexo edhe :  Si të përfitohen 2 pensione? Drejtuesi i ISSH shpjegon përfitimet për emigrantët në Itali

-Velipojë 400Ha, nuk ka energji elektrike në të gjithë njësinë.
Ka gërryerje të Lumit Kir në afërsi të fshatit Hot i Ri
Në Bahçallëk 1 mjet ushtrie , 6 efektivë të FA.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV