Arrihet marrëveshja mes 4 vendeve për të hequr dorë nga energjia ruse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëheqësit e Hungarisë, Rumanisë, Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit kanë finalizuar një marrëveshje për një kabëll elektrik nënujor që mund të bëhet një burim i ri energjie për BE-në në mes të një krize të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, sipas mediave të huaja.

Marrëveshja përfshin një kabllo që kalon në Detin e Zi që do të lidhë Azerbajxhanin me Hungarinë nëpërmjet Gjeorgjisë dhe Rumanisë.

Dakordësia mes vendeve ka ardhur pasi Hungaria, e cila ka lobuar shumë kundër sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë për luftën e saj në Ukrainë, po kërkon burime shtesë për lëndët djegëse fosile për të reduktuar varësinë e saj të madhe nga nafta dhe gazi rus.

Azerbajxhani planifikon të eksportojë energji elektrike përmes Gjeorgjisë, një kabllo nën Detin e Zi dhe më pas në Rumani dhe Hungari.

Zyra e presidentit rumun Klaus Iohannis tha në një deklaratë të premten se marrëveshja midis katër vendeve do të sigurojë “kornizën financiare dhe teknike” për projektin e kabllove elektrike nënujore, ndërsa rojekti do të synojë të diversifikojë furnizimet me energji dhe të rrisë sigurinë rajonale të energjisë.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV