Mateus: “Mesi nuk tërhiqet, Ronaldo qaraman”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kurorëzimi i përfaqësueses argjentinase në “Lusail Iconic Stadium” ndaj “Gjelave” të Deshampit, mund të quhet me të drejtë përmbyllja më e denjë e një “perandori” në fushën e blertë e fjala është për Lionel Mesin. Gjithsesi, Lotar Mateus mendon se ky element mbetet thjesht hipotezë, pasi besonte se “Pleshti” do të vazhdonte rrugëtimin me kampionët e rinj të botës. Mateus në rubrikën e tij në “Sky Sport” (kështu e shoh unë) preku një sërë temash të tjera, si tifozëria e flaktë e “Albiçelestëve”, dështimi i Ronaldos, finalizimet e Mbapesë apo skemat e Deshampit.

TRIUMFI I ARGJENTINËS- ”Të besuarit e Skalones erdhën nën petkun e favoritit pa zbritur ende në fushë, çka rriti tensionin në kampin e tyre, e që u reflektua me atë humbje surprizuese ndaj Arabisë Saudite. Gjithsesi, jam i bindur se ajo disfatë shërbeu në rrugëtim. Ndeshjet vijuese prezantuan një Argjentinë më solide në çdo repart dhe lojtar të lidhur mirë në kombinime.

Asgjë në këtë botë nuk vjen rastësisht, ashtu edhe suksesi i tyre në turne kaq prestigjiozë. Rasti më ideal për të vlerësuar punën e amerikano-latinëve është finalja. Dominim më shumë se 75 minuta lojë dhe më pas Mbape nisi të vallëzonte ashtu siç ai di, gjithmonë kur është në ditën e tij më të mirë. Më vjen mirë për Leon dhe popullin e tij ku pritja kaq e gjatë mori fund dhe festat legjitime janë sërish prezente në zemrat e tyre”, tha 61-vjeçari.

HEROI I FINALES-”Nuk kam fjalë për të përshkruar emocionet kur ai lojtar pas një aventure sfilitëse të gëzojë si fëmijë për këtë trofe që e ka dashuruar që në Botërorin e parë, por vetëm së fundi ia doli. Madje jam i bindur se në sytë e Mesit vështroja dëshirën për të vazhduar ende me përfaqësuesen. Edhe pse e dha deklaratën se kjo do të jetë beteja e fundit në lidhje me kompeticionin në fjalë, pavarësisht përfundimit, sytë e tij dëshmonin krejt të kundërtën. Besoj se tashmë është koha e të shijuarit të suksesit edhe për ca kohë.

Golat, asistet, driblimet, pasat plot klas ishin tabloja e përkryer për të përkufizuar prezencën e tij. Shumë flasin mbi penalltitë e tepruara ndaj Argjentinës, ndonëse kjo paraqet efikasitet para porte. Nuk do të thotë se çdo ndërhyrje është penallti dhe çdo goditje nga 11-metërshi do të kthehet në gol. Pra, fati ndjek gjithmonë më të mirin dhe Mesin me shokë e dhanë argumentin e pakundërshtueshëm se përse ia dolën. Suksesi në fjalë e ngjit 35-vjeçarin në të njëjtën shkallë arritjeje me Maradonën”.

TIFOZËRIA-”Është fakt se vendet amerikano-latine janë shumë të lidhura me futbollin dhe përgjatë çdo periudhe që turneu mbahet ata e kthejnë në festë popullore. Nuk kam asnjë dyshim se tifozëria e Marokut dhe Argjentinës i dha tempin e duhur një Botërori të organizuar larg Europës. Situata e vështirë ekonomike e sociale e vendeve si Brazili, Argjentina, Uruguai apo vendet afrikane, nuk mund të mohohet, ama dëshira e tyre dhe mbështetja e pakursyeshme mbetet e veçantë, në çdo dimension të fjalës. Të gjithë e kemi parë mënyrën se si populli i ‘Albiçelestëve’ e përjetonte kalimin e çdo raundi të Leos. Vuajtja dhe vështirësitë e tyre zhduken për një moment, aq sa impresionon edhe popujt më të zhvilluar se çfarë adrenaline të jep ky sport”, pohonte me nota të larta mbështetëse Mateus. .

DËSHTIMI-”Prisja shumë nga Kristiano dhe besoja se gjithë ai mllef i akumuluar përgjatë vështirësive në Mançester do të zbrazej me gola dhe spektakël në Botërore. Por kjo nuk u arrit kurrë dhe më vjen keq që gjithçka përfundoi jo mirë për të. Mendoj se Ronaldo duhet të kishte tjetër personalitet në fushë, atë të një lideri të vërtetë, jo përçarësi dhe qaramani. Statistikat flasin vetë, 1 gol i shënuar dhe asgjë tjetër.

Lexo edhe :  Moment i veçantë! Duka takon Papa Françeskun, i bën dhuratën speciale (VIDEO)

Nuk e di se a do të vazhdojë më me kombëtaren dhe a do të ketë më forcë psikologjike për t’u ngritur nga ana morale pas kësaj goditjeje të rëndë”, tha Lotar. MBAPE-”Shifrat flasin vetë, i frikshëm. Më duhet të mendohem edhe njëherë mbi frazat e para disa ditëve se atij i nevojitet Champions-i. 4 gola në finale të Botërorëve, 8 gola në këtë aktual, e përkthyer si finalizuesi më i mirë dhe vetëm 23 vjeç. Kur e mendon të duket çmenduri, ndërsa ai djalosh ishte i etur të shënonte edhe pas tregolëshit në portën e Martinezit.

SKEMAT E DESHAMP- ”Didie thuaje ishte perfekt në skemat e ndërtuara, por kur ke përballë një rival si Mesi duhet ta kalosh kufirin e perfeksionit. Kolo Munai, Turam dhe Kingsli Koman u dhanë tjetër ritëm transalpinëve.

Nëse Kolo Muani do të ishte treguar më i saktë në goditjen finale përpara penalltive, tashmë do të flisnim ndryshe pasi trofeu mund të kishte shkuar në Paris. Situata të tilla i përkasin së shkuarës, gjithçka është vulosur dhe ekipi duhet të rikthehet sërish me frymën pozitive, pasi sfida të reja e presin”, përfundoi legjenda gjermane.

Ish-trajneri Sampaoli” “Mesi më i mirë se Maradona”

Horge Sampaoli ka ndikim e tij në këtë Botëror të fituar të Argjentinës edhe pse indirekt. Ish-trajneri i bardhekaltërve, sot në stolin e Sevijas, la shumë për të dëshiruar në Rusi në 2018- ën dhe u largua duke e lënë kombëtaren në një moment jo të mirë. Atëherë vendin e tij e mori Lionel Skaloni, zëvendësi i tij, sot trajneri i kampionëve të botës. Skaloni në fakt, hapat e parë i ka hedhur pikërisht në stafin e Smapaolit, të cilit iu bashkua si analizues i rivalëve në eksperiencën e parë te Sevija të Sampaolit. Më pas me marrjen e drejtimit të kombëtares, ky i fundit e mori me vete, për t’i lënë më pas në dorë të ardhmen e asaj që do të quhej sipas tij, “La Skaloneta” dhe sot Sampaoli nuk mundet veçse ta vlerësojë pasardhësin e tij: “Skaloni i hodhi hapat e parë me ne dhe arriti diçka të pabesueshme për të gjithë popullin argjentinas. Është një meritë shumë e madhe për një trajner të ri si ai”.

MESI DHE MARADONA – Ish-trajneri i Argjentinës tha fjalën e tij edhe mbi debatin që vazhdon të ekzistojë, atë mbi argjentinasin më të mirë: “Mesi dhe Maradona kanë luajtur në dy kohë të ndryshme. Për karrierën që ka pasur mendoj se Mesi është më i miri i historisë. Ka pasur një karrierë të qëndrueshme, ka qenë numri 1 në botë për shumë kohë, ka fituar shtatë “Topa të Artë”. Nga ana tjetër, Diego nuk pati vazhdimësi, nuk rezistoi në kohë, por gjithsesi duke qenë një lojtar vendimtar në çdo ndeshje që luante. Edhe Mesi ama e pati këtë efekt dhe përfundoi duke u shpallur kampion bote në moshën që ka dhe duke qenë golashënuesi më i mirë argjentinas në këtë kompeticion. Për mua kjo e ka shndërruar në më të mirin e historisë, për qëndrueshmërinë dhe diferencën që bëri”.

 

Të fundit

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporozës, sipas një studimi...

Tre shenjat e horoskopit që do të përballen me vështirësi financiare gjatë këtij viti

Tre shenja të horoskopit do të kenë vështirësi dhe pengesa përgjatë këtij viti për sa i përket sektorit financiar. Sipas astrologëve shenjat që do të...

Spahiu:Çudira shqiptare! E djathta europiane dyfishohet, e djathta shqiptare përgjysmohet

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv, këtë mbrëmje protestën e opozitës para kryeministrisë, e cila me fjalimin e Berishës përmbylli tubimin e radhës pas...

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë nga Haga ish-krerët e UÇK-së

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kështu ka...

Arbana Osmani e bëri të famshëm dhe regjisor? Ja si i përgjigjet kritikave Edi!

Eduart Grishaj ka folur si rrallëherë për jetën e tij që nga fëmijëria e bukur dhe e vështirë, tek jeta sot. Ka folur për profesionin...

Lajme të tjera

Web TV