‘Më thanë që më duan”/ Aurela Gaçe bën deklaratën e fortë për Festivalin: Më fshinë edhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur nata e tretë e Festivalit të 61-të të Këngës, ku dhe u rikthyen një pjesë e mirë e këngëve të vjetra njëherësh dhe artistët e paharruar për publikun.

Por ajo që ra në sy gjatë mbrëmjes, ishte mungesa e këngëtares Aurela Gaçe, pas përfshirjes së këngëtarëve të tjerë që kënduan këngët e tyre të cilët ishin: Bojken Lako, Aleksandër Gjoka, Luan Zhegu, Eranda Libohova, Redon Makashi, Valentin Markvukaj, Josif Gjipali, Altin Goci.

 

Ka qenë gazetarja Aulona Musta ajo e cila është treguar ‘kritike’ ndaj organizatorëve të festivalit, e cila ka kërkuar që të dijë përse Aurela Gaçe nuk ishte pjesë e festivalit dhe se këngët e saj nuk u panë asgjëkundi.

Nga ana tjetër, vetë Aurela përmes një postimi në Instastory ka shkruar se ajo e mori ftesën për në festival por për shkak të angazhimeve të saj nuk mundi të ishte pjesë.

“Në siglat promovuese të festivalit asnjë video e këtyre këngëve nuk ishte. Paçka se Aulona thotë që këto këngë janë… pse asnjë prej këtyre këngëve për 3 sekonda nuk ishte pjesë e promos? Në fakt ftesa për të marrë pjesë është marrë. Mbase fakti që nuk munda të jem në skenë bëri të më fshijnë edhe nga videot promovuese!”, ka shkruar ajo.

Sakaq shton se për shkak të mungesës, produksioni ia ka fshirë dhe videot promovuese.

Më thanë që më duan, por në momentin që unë nuk kam mundësi të shfaqem, prej angazhimeve sigurisht, ndodh të të fshihet dhe historia, me shumë dashuri”, përfundoi ajo.

 

 

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV