Futën foshnjën e vdekur në lavatriçe, flet babai: I kemi parë copa-copa duke e nxjerrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e pa precedentë dhe horror u raportua se ka ndodhur pak ditë më parë në spitalin e Pejës të Kosovës, ku një foshnjë e pajetë 32-javëshe, e mbështjellë me çarçafë u fut në lavatriçe, duke dalë e copëtuar.

Babai i foshnjës thotë se nuk është i sigurt nëse stafi i spitalit i ka mbledhur të gjitha ‘copat’ e foshnjës së tij dhe se i ka marrë në një mënyrë mizore, brenda një kutie.

“Ka lind normal, po të nesërmen masi kemi dashtë me marrë foshnjën, prej mos kontrollit dhe papërgjegjësi së punës e kanë fut në lavatriçe edhe është i dëmtuar komplet, copa-copa e kemi pa duke i mbledh. Në makinë sa ka nejt nuk e di, por mbasi e kemi marrë atë trup unë nuk e di hala a është komplet çdo gjë e tij, komplet copë-copë, sikur kafshata-kafshata. Me datën 14 u hap rasti në polici, kemi pas me marrë në orën 12:00 me bë varrimin. E morëm foshnjën pas 5 orësh që e kemi pas të caktuar me marrë.

E kemi marrë foshnjën me një kuti, në mënyrë mizore dhe e kemi dërgu për varrim. Policinë e kemi njoftu kur kemi shku me marrë foshnjën, e pam që po ikun prej përgjegjësisë dhe po na shtyjnë marrjen e foshnjës, qaty kemi dyshu. Edhe vazhduam poshtë sepse i pam lëvizjet e punonjësve aty, vazhduam prapa tyre dhe e pam që u shku njeri te lavatriçja dhe është duke i mbledhë copat e foshnjës, prej aty jemi kthy nalt në gjinekologji dhe e kemi lajmëru rastin në polici, na bojshin motrat që mos e lajmëroni rastin. Ne e kemi lajmëru rastin ka ardhë prokuroria dhe inspektorati i Shëndetësisë”, ka thënë babai i foshnjës në një intervistë për “Gazeta Express”.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV