Sulmohet dhe grabitet në rrugë ish-trajneri Tite, akuzohet për eliminimin nga Botërori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eliminimi nga Botërori 2022 pa u bërë protagonist absolut siç pritej, nuk ka qenë momenti i vetëm negativ për ish-trajnerin e Brazilit, Tite. Sipas asaj që raportojnë mediat braziliane, Tite është bërë viktimë e një presioni në rrugë teksa ecte në lagjen e tij, ndërsa edhe i kanë vjedhur sende me vlerë.

Informacionet tregojnë se Tite po shëtiste në rrugë në orën 6 të mëngjesit në Rio De Zhaneiro kur është sulmuar nga person i paidentifikuar ende. Fillimisht raportohet se ai ka sharë dhe akuzuar Titen për paraqitjen e Brazilit në Botëror, ndërsa pastaj i ka hequr një varëse të artë që mbante ish-trajneri.Përfaqësues të trajnerit kanë konfirmuar ngjarjen dhe se policia është në kërkim të personit që e sulmoi, por ndërkohë përgënjeshtrojnë se kishte një dialog rreth eliminimit të Brazilit para se hajduti t’i hiqte varësen e artë.

Tite la detyrën e tij menjëherë pas përfundimit të Botërorit, ndërsa nuk ka konfirmuar ende se ku do të vazhdojë karrierën duke filluar nga viti 2023.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV