Shqipëria përfshihet nga atmosfera e festës, besimtarët festojnë Krishtlindjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Atmosfera e festës së Krishtlindjes ka pushtuar të gjithë vendin. Mbrëmë besimtarët katolikë festuan Krishtlindjen dhe mbajtën mesha në qytete të ndryshme të vendit që nga ora 23:00 e mbrëmjes deri pak pas mesnate. Ndërsa besimtarët e krishterë ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kanë kremtuar sot Krishtlindjen. Në qytete të ndryshme janë mbajtur mesha tradicionale nga besimtarë të grupmoshave të ndryshme. Në Tiranë mesha është mbajtur në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’.

Korçë- Qindra besimtatrë janë mbledhur sot për të kremtuar Krishtlindjet. Ndërsa qyteti është i gjiti i përfshirë nga atmosfera festive e festave të fundvitit.

Gjirokastër- Besimtareet ortodoksee kanee kremtuar sot diteen e lindjes see Krishtit. Me qindra besimtaree kanee marree pjesee nee mesheen e sotme tee organizuar nee katedralen e “Ringjalljes see Krishtit” organizuar nga kreu ortodoks i Mitropolisee.

Berat- Mesha dhe ritualet janë mbajtur në katedralen e Shën Dhimitrit .Besimtarët ortodoks janë drejtuar me qirinj në duar drejt kësaj katedraleje. Ritualet janë drejtuar nga At Petraq Simsia dhe At.Johani .

Fier– Kisha e Shën Gjergjit në Fier ka pritur sot besimtarët të cilët kanë ndjekur meshën e mbajtur me këtë rast për lindjen e Jezu Krishtit, birit të Perendisë .

Lushnjë- Besimtarë të grupmoshave të ndryshme nga qyteti por edhe rrethinat kanë marrë pjesë në kremtime. Një ceremoni traditionale e lindjes se Krishtit është mbajtur dhe në kishën e Shën Palit dhe Pjetrit.

Lezhë- Dhjetëra besimtarë të krishterë, iu bashkuan ritualit fetar të lindjes së krishtit në katedralen e Shën Nikollit, ndërsa mesha e shenjtë e mbrëmjes të së shtunës u drejtua nga ipeshkvi i dioqezes së Lezhë Otavio Vitale.

Shkodër- Gjatë meshës në natën e Krishtlindjes, arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra, përcolli mesazhe të rëndësishme për besimtarët. Imzot Massafra tha se kemi nevojë për të marrë guxim që të ecim përpara dhe të jemi të ndryshuar. “Askush të mos ndihet i vetmuar, pasi Krishti është afër secilit” – theksoi Massafra.

Të fundit

“PS i dha shpatën e ndëshkimit drejtësisë”, Rama: Do ta pastrojmë ‘shtëpinë’ tonë!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me gratë dhe vajzat nga i gjithë vendi me rastin e...

Si adoleshente, unë isha viktimë e ‘pornografisë hakmarrëse’ në internet

Masat aktuale të Mbretërisë së Bashkuar për të ndaluar abuzimin e imazhit intim jokonsensual janë plot zbrazëtira. Ne kemi nevojë për ligje të reja...

Janë 1000 meme groteske të JD Vance – dhe të gjitha janë më të pëlqyeshme se ato reale

I zemëruar, i vrazhdë dhe i varur nga web-troll-ry, zëvendëspresidenti ka portofolin Make America Awful Again. Duket një përshtatje e përsosur Marina Hyde Ju mund të...

Shija e keqe e shkeljes së etikës diplomatike

Nga Shpendi Topollaj Si e gjithë bota, edhe ne shqiptarët e ndoqëm nëpërmjet ekraneve televizive takimin midis presidentëve të SHBA zotit Donald Trump dhe atij...

Protestë për “Tik Tok”, Rama: Fëmijët u ftuan nga Kujtim Gjuzi të mos shkojnë në shkollë

Kryeministri Edi Rama e vlerësoi si absurde thirrjen për të protestë të ish-kryeministrit Sali Berisha, pas vendimit për mbylljen e Tik Tok. Rama u shpreh...

Lajme të tjera

Web TV