Gjëndja e legjendës Pele vazhdon të përkeqësohet, pranë tij qëndrojnë vajza dhe djali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Legjenda braziliane e futbollit Pele, prej disa ditësh ndodhet nën kujdesin e mjekëve, për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore. 82-vjeçari vuan nga kanceri i zorrës së trashë nga viti 2021, por së fundmi është nevojitur përkujdesi mjeksor, me Pelen që është shtruar në një prej spitaleve të Brazilit.

Në orët e fundit shëndeti i ish-legjendës së futbollit është përkeqësuar dhe në ambientet e spitalit ka mbërritur dhe djali i tij, ndërsa vajza ndodhet përkrah tij që në momentin që ai është shtruar. Në orët e fundit qarkullon një foto e të bijës, duke përqafuar Pele, ndërsa vetë ajo ka premtuar se do të jetë përkrah babait të saj për gjatë gjithë kohës.

Në spitalin në Sao Paolo ku po trajtohet Pele së fundmi janë bashkuar dhe nipërit dhe mbesat e tij e disa pjesëtarë të tjerë të familjes, me qëllimin për t’i kaluar së bashku me të festat e fundvidti.

Pele konsiderohet si një prej më të mëdhenjve të historisë së futbollit, teska do të kujtohet si lojtari i vetëm që ia ka dalë të fitojë tre botërorë, të parën që në moshën 17-vjeçare. Magjia që ka dhuruar ai në kohën kur ishte futbollist bëri që shumë të rinj të dashuroheshin me sportin më popullor në planet.

Në mbështetje të Pele kanë dalë shumë figura të njohura të sportit e jo vetëm, të cilët shpresojnë që sa më parë 82-vjeçari të lërë ambientet e spitalit, duke shpresuar se gjendja e tij do të përmirësohet.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV