KFOR e konfirmon, të shtëna me armë zjarri pranë patrullës së tyre në Zubin Potok

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

KFOR-i ka dhënë detaje lidhur me raportimin për të shtëna me armë zjarri në veri.

KFOR bën të ditur se janë dëgjuar krisma armësh pranë patrullës e cila ishte duke monitoruar gjendjen.

Më tej theksuan se janë duke mbledhur informacion më të detajuar lidhur me rastin.

“Po, mund të konfirmoj se para disa orësh KFOR-i, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër patrullës. Të lënduar nuk ka dhe nuk ka dëme materiale. Tani po i kontrollojmë faktet dhe do t’ju përditësojmë”, thuhet në përgjigje.

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në komunën e Zubin Potokut të dielën, ku dyshohet se është sulmuar një ekip i KFOR-it letonez.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, në një shkrim në Twitter, ka thënë se njësiti i KFOR-it është sulmuar nga serbët, mbështetur nga rusët.

“Krahas sulmit të Policisë së Kosovës, tani kriminelët serbë në veri të Kosovës të mbështetur nga rusët kanë sulmuar njësinë letoneze të KFOR-it”, tha Musliu.

Edhe Presidenca ka reaguar lidhur me këtë sulm.

Shefi i Stafit në Kabinetin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Blerim Vela ka thënë se mediat pro regjimit të Serbisë janë në përpjekje për të nxitur konfrontim të armatosur në Kosovë, duke raportuar se përleshjet po ndodhin pranë Zubin Potokut.

Ai ka shtuar se Policia e Kosovës nuk është përfshirë në asnjë përleshje. Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë po gjuajnë me armë.

Lidhur me rastin, Telegrafi ka provuar të flasë me Policinë, për të marrë detaje, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.

Lexo edhe :  E rëndë/ Ndërron jetë foshnja 3 javëshe, dyshohet se…

Duhet theksuar se janë bërë 16 ditë që nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës.

Barrikadat janë vendosur si shenjë kundërshtimi i arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, i cili po dyshohet për sulm ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Të fundit

Ka një arsye pse në Shqipëri nuk ndodh rrotacioni politik

YLLI PATA Vijimi i kësaj status quo-je politike në vend, në vend që ta pasurojë debatin politik, diskutimin pluralist,...

Djali i Ancelotti zbulon objektivin: “Fillimisht Brazili, por më pas…”

Davide Ancelotti, i biri i Carlo Ancelotti, ka vendosur të ndjekë babain edhe në pankinën e Brazilit, pasi mbeti pa alternativa për të qenë...

Gazetarja ulet në gjunjë për të intervistuar Ramën, Kryeministri: Çunat, në riedukim

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup për samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Para nisjes së punimeve, Rama ka ndaluar për...

Lajmi i fundit: Serbët bllokojnë rrugën drejt kufirit në Merdare

Autoritetet serbe kanë bllokuar pikë kalimin kufitar në Merdare nga ana e Serbisë, që nga ora 18:00, ku edhe është pamundësuar kalimi i lirë. Me...

Vapa në Itali, një grua humb jetën, turistja humb ndjenjat në Duomo

Emergjenca nga i nxehti rekord po shkakton pasoja dramatike në disa qytete italiane. Në Bagheria, pranë Palermos, një 53-vjeçare me probleme kardiake u rrëzua...

Lajme të tjera

Web TV