Panik në Indi/ Leopardi del për “gjah” në qytet, plagosen 15 qytetarë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një leopard ka plagosur të paktën 15 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, në disa sulme në një qytet në Indi.

Roja e pyllit, ka thënë për “Times of India” se macja e egër ka qenë e uritur dhe ndaj ka dalë për ushqim në qytetin Jorhat në shtetin e Assam. Kafsha endej rrugëve të Jorhatit, ku afër qytetit është një pyll.

Në një video që po bën xhiron e botës, shihet leopardi duke kërcyer mbi një gardh dhe më pas mbi një makinë duke plagosur 15 persona të cilët janë duke marrë ndihmë mjekësore.

Shefi i “Wildlife Trust of India”, Rathin Barman ka deklaruar për mediat vendase se kafsha është kapur dhe qytetarët janë më të sigurt. Barman dyshon se sjellja agresive e maces së egër vjen për shkak të lëndimeve që ka pasur në njërën këmbë.

Me shpyllëzimin e qytetit, qytetarët janë duke u përballur me sulme nga grabitqarët, ku shpesh herë janë vrarë kafshët shtëpiake.

Të fundit

Sopranoja Nina Muho sjell koncert recital me këngët popullore shqiptare

Nga jugu në veri, një udhëtim muzikor në rrënjët e shpirtit shqiptar, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar...

“Kurti po shkel Kushtetutën dhe ligjin që vetë firmosi”

Në Kosovë, kriza politike vijon të thellohet çdo dy ditë. Këtë të martë dështoi një tjetër tentativë për konstituimin e parlamentit në Prishtinë, e...

Përmbyset kamioni në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”. Për pasoje është plagosur drejtuesi i kamionit, ndërkohë...

Publikohet kalendari i La Ligas, El Clasico e parë luhet në Madrid (data)

Liga Spanjolle e Futbollit ka publikuar zyrtarisht kalendarin e La Ligas për sezonin e ri 2025-2026. Sipas shortit të hedhur këtë të martë, gara për...

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për Iranin kur...

Lajme të tjera

Web TV