Paralajmëron ministri turk: Nuk do të lejojmë zgjerimin e ujërave territoriale në Egje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, ka bërë deklarata të reja duke përsëritur se Turqia nuk do të lejojë zgjerimin e ujërave territoriale greke në Egje as me një milje.

“Jo 12 milje, as një ,” tha ministri i Jashtëm turk gjatë konferencës së tij të zakonshme për shtyp të fundvitit.

“Në ditët e fundit në shtypin grek ka pasur raportime se ujërat territoriale greke do të shtrihen në 12 milje rreth Kretës. Pozicioni ynë është i qartë, jo 12 milje por nuk do të lejojmë që ujërat territoriale të zgjerohen as një milje më tej në Egje. Vendimi i Kuvendit tonë në vitin 1995 për këtë çështje është i qartë dhe vazhdon të zbatohet. Edhe një herë dua të paralajmëroj Greqinë. Mos u futni në aventura dhe e dini se fundi do të jetë shumë i keq.

Ne kishim dërguar dy letra në OKB në 2021për shkeljet e kryera nga Greqia në ishujt e çmilitarizuar. Dhe kështu ne regjistruam se Greqia, për shkak se shkel kushtet e Traktatit të Lozanës dhe Parisit ndaj nesh, nuk do të jetë në gjendje të shprehë të drejtat e sovranitetit”, tha ai duke folur për gazetarët turq.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV