Uzuni superbiznes, sulmuesi shqiptar magjeps spanjollët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njëmbëdhjetë golat e shënuar nga Myrto Uzuni (të gjithë brenda në shtëpi), jo vetëm që e mbajnë shqiptarin si golashënuesin më të mirë në Ligën e Dytë spanjolle, por e mbajnë edhe Granadën në vendet që është e drejta e “play off”-it për ngjitjen në elitë, në të cilin ata janë duke vuajtur shumë më tepër probleme sesa ishte premtuar në fillim të sezonit.
Një trajner i ri ka zbarkuar në ekipin e Myrtos, për të rikthyer një Granada, e cila po fundosej nga Karanka (ish-trajneri), por ka shanse ende për ngjitjen edhe falë goditjes që u bë me Myrto Uzunin në merkato. Një lojtar, i cili në tetor të këtij viti rinovoi me Granadën deri në vitin 2026, duke e zgjatur kontratën e tij edhe për një vit dhe duke parë pagën e tij që të përmirësohej pas rënies me 50% që nuk korrespondonte me paraqitjen e tij në fushë. Një mënyrë kjo që Granada të kënaqë futbollistin e saj më të mirë dhe ta pengojë atë të kapet pas thirrjeve të disa klubeve që mund të vijnë në muajin janar, mes tyre Betisi dhe Sevija, ashtu siç raporton edhe “Estadio Deportivo”.

BIZNES- Një rinovim që megjithatë nuk do të thotë se Myrto Uzuni do të vazhdojë me Granadën nëse skuadra e tij nuk arrin të ngjitet në La Liga. Dhe këtu Uzuni tregon një model për një biznes fitimprurës, shumë fitimprurës. Së pari, për performancën fantastike dhe kontributin e golave të shënuar në ligë duke qenë një lojtar kyç. Dhe së dyti, sepse kjo mund të lidhet me një shitje të rëndësishme, pasi ai mbërriti në Granada rreth një vit më parë nga Ferencvaroshi në këmbim të 4 milionë eurove. Ai ka qenë një prurje e ish-trajnerit Roberto Moreno, i cili ka dorëzuar raportin më të gjatë dhe më të argumentuar nga një lojtar në historinë e klubit. Një listë e përpiktë arsyesh të vërtetuara dhe argumente të forta që mbështetën blerjen e Uzunit.

Të fundit

Hapësirat publike, lirohen 17 mijë m² në Tiranë, IMT: Ndërhyrje edhe brenda lagjeve

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, me qëllim kthimin e trotuareve dhe ambienteve të përbashkëta në...

Eskortat në burg, habit gazetari: Shpesh janë dhurata nga miqtë

Gazetari i kronikës, Sokol Bregu, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar skandalin e fundit, atë të...

Roberto Saviano dhe sfida ndaj mafies, një leksioni i gjatë 17 vjeçar

Nga Leonard Veizi Fjala e lirë, padyshim, kushton më shumë se plumbi. E megjithatë, ka njerëz që zgjedhin të mos heshtin. Nuk bëjnë zhurmë për...

Rama: “Angela Merkel” do të hapë dyert për më shumë se 1300 nxënës në Kamëz

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të premte, 18 korrik, pamjet e shkollës së re 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamëz, e cila do të...

The Economist: Kushner do t’i kërkojë qeverisë burime uji për Sazanin dhe Zvërnecin

Nëse planet e tij ecin përpara, Kushner do të presë që qeveria të gjejë burime uji edhe për këto projekte. Nika thotë se të...

Lajme të tjera

Web TV