“2022 viti i opozitës”, Berisha sulmon sërish Yuri Kim: Është e përfshirë në korrupsion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët ka deklaruar se gjatë vitit 2022 kryeministri Rama ka përdorur çdo mënyrë për të gjunjëzuar opozitën.

Berisha tha se ky vit ishte i opozitës e cila sipas tij tashmë është më e fortë se kurrë.

Gjatë fjalës së tij ish-kryeministri nuk qëndroi pa sulmuar edhe ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, për të cilën tha se është përfshirë në një akt madhor korruptiv duke mashtruar qeverinë e vet për korrupsionin imagjinar të Sali Berishës.

“Edi Rama përdori drejtësinë me qëllimin e vetëm që të gjunjëzonte opozitën. Përdori bandat, forma nga më të turpshme të korrupsionit gjer dhe sulmet fizike të paprecedentë ndonjëherë në historinë e këtij vendi me qëllimin me ogurzi të zhdukjes së opozitës. Në këtë përpjekje do të nxi në historinë e turpit qëndrimi i ambasadores së SHBA, e cila në një akt madhor korruptiv kishte mashtruar qeverinë e vet për korrupsionin imagjinar të Sali Berishës. Bëri gjithçka ti diktojë opozitës kryetarin e saj. Përdori abuzoi dhe shpërdori duke shkelur çdo ligj, çdo konventë ndërkombëtare për ti diktuar opozitës kryetarin.

Por ky është viti i opozitës pasi asgjë nuk mposhti dot idealet e demokratëve. Ato u ngritën fuqishëm kundër armikut të egër të votës së lirë, kundër atyre që përdorën korrupsionin për të luftuar anti-korrupsionin në Shqipëri. Të bashkuar tek idealet e të vërtetës dhe të lirisë, qytetarët shqiptar opozitar qendruan. Këtë vit u faktuar kombit dhe botës se Shqipëria ka një opozitë më të fuqishme se kurrë më të vërtetë se kurrë”, tha Berisha.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV