Firmosi kontratë por nuk u transferua, cila është arsyeja që Pele nuk luajti për Interin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Legjenda braziliane, Pele ishte afër t’i bashkohej Interit në vitin 1958, por nuk ndihej gati të largohej nga Brazili.

Ish-sulmuesi i Santos, një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, vdiq më 29 dhjetor 2022, në moshën 82-vjeçare.

Bashkëkombasi i tij Ronaldo shkroi një letër emocionuese të publikuar nga La Gazzetta dello Sport të premten, duke zbuluar ndër të tjera se Interi erdhi afër nënshkrimit të tij në fund të viteve ’50.

“Pele më tregoi se kur kishte luajtur në San Siro me Santos dhe Angelo Moratti e kishte blerë për Interin, por ai nuk donte të largohej nga Brazili”.

“Massimo, presidenti im, më thirri për ta përshëndetur dhe konfirmoi gjithçka”, deklaroi Ronaldo.

pele-ronaldo.jpg

Pati raportime se Santos nuk donte ta shiste Pelen por duket se ka qenë ish-sulmuesi brazilian ai që nuk ka dashur të largohet nga klubi i tij.

Angelo Moratti, babai i Massimo, drejtoi Interin nga viti 1955 deri në vitin 1968, ndërsa Massimo e bleu përsëri klubin në 1995 duke mbajtur shumicën e aksioneve në klub deri në qershor 2016.

Pele nuk luajti kurrë për një skuadër evropiane, por u takua me klubet e Serie A disa herë në karrierën e tij si dhe Azzurriët të cilët ai mundi në finalen e Kupës së Botës 1970, duke shënuar një gol në një fitore 4-1 për Seleçao.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV