Dhunonte bashkëshorten dhe vjehrrin, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë për shkak se ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehrrit të tij.

Policia bën me dije se autori është shtetasi me iniciale Q.B., banues në Tiranë.

Po ashtu një 34-vjeçar me iniciale S.O., 34-vjeç, është arrestuar pasi dhunonte bashkëshorten e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin S. O., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Q. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehrrit të tij.