Video/ Ish-ministri rreh për vdekje bashkëshorten, gjykata publikon pamjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Ekonomisë së Kazakistanit, Kuandyk Bishimbayev ka dhunuar për vdekje bashkëshorten e tij Saltanat Nukenova. Pas dasmës, Bishimbayev filloi të shfaqej agresiv ndaj gruas së tij. Ai e ndaloi gruan të komunikonte me të afërmit dhe miqtë me telefon, ia kontrollonte mesazhet dhe lëvizjet ndërsa e ndaloi edhe të shkonte në punë.

Çifti u grindën në një restorant dhe Saltanat tha se donte të prishte lidhjen. I dehur Bishimbayev filloi ta rrihte brutalisht me duar dhe këmbë, si rezultat ajo vdiq. Ai e torturoi gruan e tij për disa orë.

Në gjyq, Bishimbayev u deklarua i pafajshëm dhe avokatët e tij kërkuan riklasifikimin e akuzave nga Vrasje e kryer me mizori të veçantë dhe Torturë në Shkaktim i vdekjes nga pakujdesia.

Tragjedia e ka rikthyer çështjen e dhunës në familje në diskutimin e shoqërisë kazakistaneze. Publiku shqetësohet se ish-ministri mund t’i shpëtojë përgjegjësisë dhe çështja e tij mund të riklasifikohet si më e butë. Ndryshe Bishimbayev përballet me 20 vjet burgim ose burgim të përjetshëm./O.S

Të fundit

Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Sidomos për amvisat, por edhe për pjesëtarët e tjerë të familjes, kuzhina është vendi ku qëndrohet më shumë, sepse...

Shkodër/Anulohet mesha e vigjiljes e Pashkëve Ortodokse! Shkak muzika e lartë e lokaleve

Mesha e vigjiljes e Pashkëve Ortodokse në Shkodër është anuluar mbrëmjen e së martës në kishën ortodokse. Muzika e lartë e lokaleve të natës përreth...

“Ngrijnë” monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 5 maj 2024

Sot, më 5 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93 lekë dhe shitet 94 lekë. Euro sot blihet me 100.1 lekë, ndërsa...

‘Express’: Dhërmiu, destinacioni i bukur i Evropës për vitin 2024

Dhërmiu një fshat i mrekullueshëm bregdetar, është një nga destinacionet më të lira të Evropës për vitin 2024 shkruan Esther Marshall për të përditshmen...

‘Krishti u ngjall’, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë Pashkën

Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët. Me lutjet për paqe dhe mirësi, ortodoksët ndoqën meshën e ngjalljes së Krishtit në Kishat dhe Katedralet në gjithë vendin....

Lajme të tjera

Web TV