Liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi në BE/ Presidenca suedeze: Ja çfarë kemi prioritet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për gjashtë muaj, nga 1 janari i këtij viti, Suedia do ta kryesojë presidencën e Bashkimit Evropian. Disa prej prioriteteve të këtij shteti përgjatë kësaj periudhe të rëndësishme, veç se janë bërë publike. Por çfarë do të ndodhë me Kosovën? Presidenca suedeze i ka folur Nacionales rreth këtyre çështjeve.

Nacionale ka pyetur në Presidencën Suedeze rreth asaj që shumë personave në Kosovë u intereson tani, anëtarësimi i Kosovës në BE.

Kryeministri Albin Kurti gjatë muajit dhjetor qëndroi në Çeki, ku edhe e dorëzoi zyrtarisht aplikimin për t’u bërë shtet anëtar i bllokut.

Por për këtë çështje, ka shumë procedura. Suedia, do t’i marrë parasysh edhe pikëpamjet e shteteve anëtare, siç i është bërë e ditur Nacionales.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE do të trajtohet në përputhje me rregullat dhe procedurat përkatëse, duke përfshirë marrjen parasysh të pikëpamjeve të shteteve anëtare të BE-së.” – tha zëdhënësja Sibel Missouri.
“Procesi i integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe zhvillimet e sigurisë në rajon, do të mbeten të rëndësishme gjatë presidencës suedeze të BE-së.” – ka thënë ajo.

Të martën, presidenca suedeze, i tha Nacionales se janë edhe disa “formalitete” rreth çështjes së vizave dhe na e konfirmoi, se diskutimet do të zhvillohen gjatë janarit dhe shkurtit.

“Ekziston një marrëveshje politike mes Këshillit dhe PE. Formalitetet e pazgjidhura në lidhje me vendimin për ndryshimin e urdhëresës do të zhvillohen gjatë presidencës suedeze të BE-së dhe pritet të zhvillohen gjatë janarit dhe shkurtit.” – na tha znj. Missouri.

Suedia ishte një prej shteteve që përkrahu propozimin e Francës që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, të kushtëzohet me sistemin e informacionit, Etias.

Carolina Vrocharis, nga Divizoni për Migracion në Ministrinë e Drejtësisë së Suedisë, i kishte thënë Nacionales se ky shtet përkrah përpjekjet e Kosovës dhe progresin e bërë drejt heqjes së vizave.

Por, ajo na i kishte përmendur edhe zhvillimet e viteve të fundit në Ballkanin Perëndimor, duke arsyetuar se sistemi ETIAS, është mjet që menaxhon rreziqet.

Lexo edhe :  Si prodhohej municioni dikur? Fabrika e re pritet të jetë gati brenda vitit 2027

“Sa i përket pyetjes suaj mbi ETIAS, qeveria suedeze do të donte ta shihte sistemin në funksionim pasi ne besojmë se do të kontribuonte në menaxhimin më të mirë të rreziqeve të sigurisë dhe migracionit ndaj BE-së. Për shkak të zhvillimeve të viteve të fundit në Ballkanin Perëndimor, ne besojmë se masat adekuate si ETIAS janë të rëndësishme për t’u diskutuar si një mjet për të menaxhuar rreziqet.” – kishte thënë ajo.

Siguria, konkurrenca, transformimi mjedisor dhe energjisë, vlerat demokratike dhe sundimi i ligjit, janë disa prej prioriteteve kryesore të presidencës suedeze, të prezantuara tashmë edhe në faqën zyrtare.

Në fjalimin e tij ku kishte folur në lidhje me këto priroritete, kryeministri suedez, Ulf Kirstersson kishte thënë se lufta në Ukrainë do të ketë

“Në disa aspekte ne e dimë saktësisht se çfarë do të jenë këto: ruajtja e unitetit evropian në mbështetjen tonë për Ukrainën; zgjerimi i ndihmës ekonomike, humanitare dhe ushtarake për Ukrainën; vazhdimi i mbledhjes së vendeve dhe burimeve për rindërtimin e Ukrainës; ruajtja e ligjit ndërkombëtar; kërkesa e llogarisë; dhe duke monitoruar me kujdes përparimin e Ukrainës si vend kandidat”, ka thënë ai në dhjetor.

Ai kishte thënë se Franca dhe Çekia kanë bërë një punë të mrekullueshme duke menaxhuar shumë kriza në Evropë, por tani, “është koha që Suedia ta marrë përsipër punën”.

“Si Franca ashtu edhe Republika Çeke kanë bërë punë shembullore për të trajtuar krizat e shumta në Evropë – së pari pandeminë dhe bllokimet, më pas lufta, kriza energjetike dhe inflacioni. Tani Suedia do ta marrë përsipër, me respekt dhe përulësi përballë të gjitha këtyre vështirësive. Por edhe me vendosmëri. Ne marrim përgjegjësi me gjërat që janë të vështira.” – kishte thënë z.Kirstersson.

Të fundit

Nga luhatjet hormonale te rënia e imunitetit, çfarë i ndodh trupit tuaj gjatë festave

Pas imazheve ëndërrimtare të dekorimeve të Krishtlindjeve dhe eventeve festive, shpesh gjenden ëmbëlsirat e panumërta, gotat me verë të...

Destinacionet perfekte nëse doni atmosferë KRISHTLINDJESH

Atmosfera e Krishtlindjes po fillon të ndihet kudo, por askund më mirë se në markatat festive nuk mund të përjetohet më bukur. Markata apo tregu...

Kuvendi pritet të miratojë ligjin për vitet e humbura të punës, ja kush përfiton

Në vitin e ardhshëm pritet të zyrtarizohet nisma ligjore, e cila njeh vitet e punës që nuk dokumentohen, për qëllime pensioni. Projektligji u miratua...

Shqipëria mbyll TikTok, eksperti:Ja mënyrat që do të përdoren për të pasur aplikacionin

Tomi Kallanxhi, ekspert IT, në një emision televiziv, ndërsa e konsideroi si show vendimin e Kryeministrit. Në vijim, Kallanxhi tregoi disa nga mënyrat që mund...

“Ka që prej 1968-ës në politikë dhe ka bllokuar PD”, Basha shpërthen ashpër për Berishën

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, në një intervistë në “2984” të komedianit Albano Bogdo, ka komentuar situatën politike në vend, por edhe situatën në PD. I pyetur...

Lajme të tjera

Web TV