“Nipi u qëllua brenda makinës”, xhaxhai zbulon si u vra 31-vjeçari nga Kukësi në Prizren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë u shënua sot në Prizren, ku mbeti i vrarë bhë person nga Kuksi.

Dibran Hoxhaj pas një sherri qëlloi me armë 31-vjeçarin Visart Cengu, i cili ndërroi jetë, si dhe plagosi 27-vjeçarin, Rufgen Shehu, banues në Kukës.

Lidhur me ngjarjes tragjike ka folur xhaxhai i viktimës, Besim Cengu, i cili tha se nipi i tij ishte qëlluar në makinë nga prapa.

“Ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit. Makina ku ishte djali nuk ka pasur armë. Pasi janë zënë aty, ka pasur goditje nga pas pasi është nisur makina. Nipi im ka vdekur ndërsa tjetri është plagosur.

Nipi im është gjuajtur brenda veturës nga pas, sepse edhe predha ka qenë në shpinë dhe e ka kapur mushkërinë dhe një pjesë të zemrës dhe djali ka vdekur në vend”, tha Cengu në një prononcim për Klan Kosova.

Kujtojmë se Dibran Hoxhaj u arrestua ditën e sotme pasi vrau 31-vjeçarin Visart Cengu, si dhe plagosi 27-vjeçarin, Rufgen Shehu, banues në Kukës.

Viktima Visar Cengu, së bashku me të plagosurin, Rufgen Shehu dhe shokun e tyre Arben Basha janë konfliktuar fizikisht me Dibran Hoxhën.

Më pas sherri ka agravuar në përdorimin e armëve. Teksa tre kuksianët po largoheshin me makinë janë qëlluar me arme. Plumbat kanë prekur dy prej tyre dhe më pas ata janë nisur drejt spitalit të Kukësit, por Cengu fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës.

27-vjeçari, pas ndihmës së parë mjekësore në urgjencën e spitalit të Kukësit është transportuar në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Të fundit

Blushi: Divorci mes Metës dhe Kryemadhit u bë pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në “Real Story” tha se përdorimi i kartës...

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se vende si Brazili, Kina dhe India mund të goditen shumë rëndë nga sanksionet nëse...

“Tani jam bërë Vdekja, shkatërruesi i botëve”: Dita kur filloi Epoka Atomike

16 Korrik 1945 Në orën 05:29 të mëngjesit, më 16 korrik 1945, qielli mbi shkretëtirën Jornada del Muerto në New Mexico u ndriçua nga...

Horoskopi ditor, 16 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të jetë një ditë ngjarjesh dhe pritjesh të papritura që do t’ju bëjnë nervoz. Do të jetë mirë që të izoloheni...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Lajme të tjera

Web TV