Papa Benedikti XVI varroset me ceremoni madhështore në Vatikan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot, në Vatikan është varrosur Papa Benedikti i XVI, i cili ka vdekur të shtunën, në moshën 95 vjeçare.

Ceremoninë e varrimit e ka udhëhequr Papa Françesku, i cili gjatë meshës tha: “Lavdërim dhe lamtumirë përfundimtare”, duke i kërkuar Zotit “të ngushëllojë Kishën”.

Në ceremoninë e varrimit të Papa Benediktit të XVI kanë marrë pjesë mijëra njerëz.

Ceremoninë e varrimit e udhëhoqi Papa Françesku. Gjatë ceremonisë, Papa Françesku, përmendi fjalët e fundit të Krishtit: “At, në duart tuaja ta dorëzoj shpirtin tim”.

Ai tha se besimtarët urojnë të njëjtën gjë për Benediktin.

“Duke u mbështetur në fjalët e fundit të Zotit dhe si dëshmitarë të gjithë jetës së tij, edhe ne, si komunitet kishtar, duam të ndjekim hapat e tij dhe t’ia dorëzojmë shpirtin e vëllait tonë në duart e Atit”.

Ai përfundoi duke thënë: “Ne të gjithë së bashku duam të themi, At në duart tuaja ta dorëzojmë shpirtin e tij. Benedikt, mik besnik i Krishtit, qoftë i plotë gëzimi yt teksa ti dëgjon zërin e tij, tani dhe përgjithmonë”.

Pas ceremonisë në sheshin e Shën Pjetrit, ka nisur shërbesa private në bazilikën e Vatikanit.

Sipas autoriteteve, ceremoninë sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan e kanë ndjekur deri në 100.000 persona.

Papa Benedikti i XVI ka ndërruar jetë të shtunën (31 dhjetor). Ai ka qenë njëri ndër teologët më të njohur në botë. Ai e ka udhëhequr kishën katolike të Romës nga viti 2005 e deri më 2013, kur ka dhënë dorëheqje për shkak të problemeve shëndetësore.

Të fundit

1910 – Rënia e Shkodrës dhe goditja e rëndë ndaj identitetit shqiptar

Në korrik të vitit 1910, trupat osmane hynë në qytetin e Shkodrës, duke shtypur me forcë kryengritjen shqiptare që...

Horoskopi ditor, 24 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Kjo është një ditë e keqe, por që do përmirësohet në vijim. Do të shtyheni të flisni me të dashurin, sepse qielli është...

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro Carreras, Real Madrid po planifikon...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Lajme të tjera

Web TV