Dorëhiqet nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit, motra e tij u arrestua për mashtrim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka dhënë dorëheqjen nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit, Johan Sterjo. Ky i fundit është vëllai i Viola Sterjos, e cila u arrestua për mashtrimin e disa biznesmenëve nga Korça dhe Pogradeci.

Johan Sterjo ishte i komanduar në detyrën e nënkryetarit të Bashkisë së Pogradecit. Ai mban gjithashtu detyrën e drejtorit të ujësjellësit.

Policia e Korçës arrestoi më 28 dhjetor ish-drejtoreshën e Ministrisë së Mjedisit, Viola Sterjo pasi akuzohet për mashtrim. Sipas policisë, 39 vjeçarja përfitoi nëpërmjet mashtrimit një shumë të konsiderueshme monetare nga qytetarët në Korçë në mënyrë që ata të përfitonin fonde monetare nga shteti.

Dyshohet se 39 vjeçarja ka mashtruar 5 subjekte, duke u marrë shuma që variojnë nga 20 mijë € deri në 90 mijë €. Sipas burimeve u ka premtuar subjekteve se do të ndërhyjë për të fituar projekte nga AZHBR-ja. Subjektet kanë paguar lekët kundrejt projekteve që variojnë nga 1 milion deri 4 milion Euro.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV