Formula 1/ Pilotët zgjedhin më të mirin e vitit 2022, Hamilton largohet nga votimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një votim të mbyllur, 19 nga 20 pilotët e Formula 1 kanë zgjedhur 10 më të mirët, që sipas tyre kanë bërë paraqitjen më të mirë në pistë vitin e kaluar. I vetmi që ka bojkotuar këtë votim është 7 herë kampioni i botës, Lewis Hamilton, që nuk ka preferuar të japë mendimin e tij.

Çdo pilot do të votonte 10 më të mirët, që do të merrnin pikë po njësoj sikurse në garat e Formula 1. Fitues, ashtu sikurse pritej, u shpall Max Verstappen, që mori edhe titullin e dytë kampion bote për pilotë sezonin e kaluar. ai la pas Charles Leclerc me Ferrari, i dyti. Në vendin e tretë, me pikë të barabarta u renditën dy pilotët e Mercedes, Lewis Hamilton e Goerge Russell.

Më pas, në “top-10” u klasifikuan edhe Lando Norris, Fernando Alonso, Carlos Sainz, Alexander Albon, Sebastian Vettel dhe Sergio Perez. Duket se pilotët kanë neglizhuar disi meksikanin e Red Bull, që edhe pse u rendit i treti në pistë, kolegët e klasifikuan në vendin e dhjetë.

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV