Flet fqinja e të moshuarës që iu grabitën 10 mijë euro: Me zor merrte frymë dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një prej fqinjëve, ka folur për grabitjen e 67-vjeçares në Maliq, duke treguar edhe detajet e para nga grabitja e ndodhur më 29 dhjetor të vitit që lamë pas. Fqinja e të moshuarës, Erjona Bakollari thotë se ka shkuar tek 67-vjeçarja menjëherë pasi ajo e lajmëroi për grabitjen. Ajo thotë se 67-vjeçarja Luljeta Hoxha ishte nxirë në fytyrë për shkak të dhunës që kishte ushtruar grabitësi, por sipas asaj që i kanë thënë mjekët, e moshuara ka shembje por jo probleme të rënda që mund t’i kushtojnë veten.

“Kur na lajmëroi ne ishte e nxirë nga fytyra siç e kishte zënë ai. Ishte me një fjalë…me zor merrte frymë. Na trokiti në ashef (kuzhinë) ne dolëm se thamë çfarë ka ndodhur dhe kur dalim jashtë ishte në gjendje shumë të rëndë na tha lajmëroni Policinë dhe ambulancën se nga goditja që kishte marrë ishte në gjendje shumë të rëndë. Pastaj erdhi Policia, e dërguam në spital edhe.. Kur na ka lajmëruar ne ka qenë ora rreth 2 e 30 e natës. Më erdhën tha, ishin hedhur nga avllia a diçka e tillë, ulën dritat tha, unë e dija se ikën dritat vetëm kur shkallmohet dera jashtë e ballkonit dhe hynë brenda me dritë në dorë dhe mu hodh direkt, tha më zuri gojën. Nuk na tha ndonjë gjë vetëm tha na kanë marrë lekë diçka e tillë. Ajo jeton vetë, kur sëmuret, kur.. se ka një mbesë që kujdeset për të. Por mbesa është në Pogradec, ne na lajmëron, për ndonjë gjë të vogël, për të marrë pensionin ose ilaçet, ne. Bashkëshorti i ka vdekur ka 2 vite. Tani rri vetëm. Ishte shumë e rënduar, tani ndodhet në spital, është një pak më ndryshe por prapë ka dhimbje. Ka shembje nga brenda, por nuk ka probleme të rënda. Isha sot tek ajo,”-tregoi fqinja Erjona Bakollari.

Të fundit

Woody Allen thotë se Donald Trump ishte ‘një aktor shumë i mirë’

Allen, i cili e drejtoi Trump-in në filmin "Celebrity" të vitit 1998, shton se nuk pajtohet me politikën e...

Shkrepset e idjotëve që do t’i vënë flakën botës

Leonard Veizi Botën nuk do ta shkatërrojnë as meteorët, as cunamet, as ndonjë supervirus i krijuar në laboratorin e rradhës që do na e shesin...

4 shtator 1972: Tre hajdutë vjedhin 18 piktura nga Muzeu i Montrealit

Në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit 1972, tre hajdutë të armatosur dhe të maskuar hynë në Montreal Museum of Fine Arts...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

Lajme të tjera

Web TV