Denoncimi i Shehut/ Reagon QSUT: I jemi përgjigjur çdo emergjence!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas denoncimit të Tritan Shehut se kardiologjia është prej një muaji e bllokuar, QSUT thotë se i është përgjigjur çdo emergjence dhe ka garantuar vazhdimësinë e ndërhyrjeve kardiokirurgjikale, sipas përcaktimeve mjekësore

Në një reagim për Report Tv, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”  sqaron se ka në dispozicion fondin e nevojshëm dhe është në procedura për vijimin e procesit të furnizimit me materialet mjekësore, sipas procedurave të prokurimit publik në zbatim të legjislacionit në fuqi.

Kjo përgjigje erdhi pasi deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu në një shënim në rrjetet sociale thoshte se kardiokirurgjia në QSUT ishte e bllokuar prej ardhjeve me hove të materialeve thelbësore apo edhe të medikamenteve.

Shehu thoshte se prej disa javësh ky aktivitet shumë i rëndësishëm mjekësor është bllokuar prej faktit se mungonin oksigjenatorët, një material ky i domosdoshëm për shumicën e operacioneve në zemër e enët kryesore te gjakut.

‘Ardhjet me “hope” te materialeve thelbësore e jetësore mjekësore, apo dhe te medikamenteve, kane goditur ketë here edhe kardiokirurgjinë ne QSUT.

Prej javësh ai aktivitet shume i rëndësishëm mjekësor është bllokuar prej faktit se mungojnë oksigjeneratoret, nje material ky i domosdoshëm për shumicën e operacioneve ne zemër e enët kryesore te gjakut. Dhe ajo sasi shume e vogël oksigjenatoresh e ruajtur nga shërbimi nuk siguron dot as nevojat e plota te urgjencës mjekësore, jo me ato te një aktiviteti normal.

Pa dyshim këtu e pësojnë: 1- Se pari pacientet, qe nuk jane te paket ne numër e serioze persa i përket patologjive. Një pjese e tyre ne baze te mundësive financiare jane te detyruar te drejtohen tek privati, me pagesa te larta nga xhepi. Asnje rimbursim nga shteti dhe për kete situate anormale te krijuar nga mos funksionimi i institucioneve shtetërore.

Lexo edhe :  Lejet unike, 85,980 aplikime të regjistruara në e-Albania

2-Por kjo gjendje prek edhe shërbimin e kardiokirurgjisë si pasoje e te tilla ndërprerjeve shume te dëmshme per ate. Perfitoj nga rasti per te përshëndetur koleget e personelin e kardiokirurgjisë, qe me vullnetin e aftësitë e tyre, pavarësisht këtyre pengesave e vështirësive, qe u krijohen nga kjo mjekësi “falas”ne Shqipëri, po zhvillojnë kete shërbim. Dhe aktualisht jane tejet te shqetësuar persa po ndodh.’- shkruante Shehu.

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV