Presidenca suedeze ka nisur konsultimet për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenca Suedeze e Bashkimit Evropian ka nisur konsultimet me vendet anëtare lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe në këtë moment nuk dëshiron të paragjykoj se cilat do të jenë rezultatet e këtyre konsultimeve.

Këtë e ka thënë në Bruksel Ambasadori i Suedisë në BE, Lars Danielson, i cili personalisht ka nisur këto konsultime në cilësinë e kryesuesit të radhës së BE-së.

Danielson e ka thënë këtë në një takim me gazetarët e akredituar në Bruksel të cilëve u ka shpalosur prioritetet që Suedia do t’i ketë gjatë kryesimit të saj me Këshillin e BE-së.

“Ne po konsultohemi me shumë shtete për të parë se si do të vendosim rreth kësaj kërkese. Kemi pesë vende që nuk e njohin Kosovën dhe është e natyrshme që me to konsultohem së pari. Me disa tashmë jam takuar dhe po vazhdojmë takimet”, ka thënë ai.

Përfaqësuesi i përhershëm i Suedisë në BE ka thënë se vendimi se si të veprohet me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE është procedural por edhe politik.

“Është një vendim procedural por ka një rëndësi të madhe politike. Nuk dua t’i paragjykoj rezultatet e konsultimeve por sapo të shoh se po ndërtohet konsensusi mes vendeve anëtare se si të veprohet do të njoftoj vendet anëtare. Kemi dy alternativa: T’ia bartim Komisionit apo të mos ia bartim Komisionit. Por po punojmë me shumë vullnet në këtë dosje” ka thënë ambasadori, Lars Danielson.

Sipas procedurave në BE pasi një shtet aplikon për anëtarësim, Këshilli kërkon nga komisioni Evropian që të përpiloj mendimin se ai përmbush apo jo aplikuesi kushtet për status kandidati dhe për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Lexo edhe :  Trump çon ushtrinë kudo ku ka trazira, kaos në Los Angeles, nisin arrestimet masive

Kosova kishte dorëzuar kërkesën formale për anëtarësim në BE me 15 dhjetorë.

Presidenca e atëhershme Çeke nuk ka pasur kohë të shqyrtoj atë kërkesë por vetëm i ka njoftuar vendet anëtare për dorëzimin e saj. Tash atë dosje në duar e ka presidenca Suedeze e cila po konsultohet se si të vendosë.

Pas Suedisë Presidencën e radhës së BE-së e ka Spanja, një vend anëtarë i cili nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Të fundit

Popullsia në vend zbret në 2.36 milionë banorë, ja faktorët që ndikuan

Popullsia në vend ka vijuar të tkurret më tej pas matjeve të Censit 2024. INSTAT raportoi treguesin e ri...

Protestat mund të ndihmojnë tiranë si Trump, por kjo s’është arsye të qëndroj në shtëpi

Nga Zoe Williams Kur Donald Trump u zgjodh për herë të parë president i Shteteve të Bashkuara, veprat e filozofes gjermano-amerikane Hannah Arendt u shitën...

Burrat që i puthin gratë çdo mëngjes, jetojnë më gjatë?!

Sipas një studimi të njohur gjerman, meshkujt që puthin partneren çdo mëngjes para se të nisen për në punë mund të jetojnë deri në...

10 aksidentet më të rënda ajrore vitet e fundit

Rrëzimi i avionit në Ahmedabad është një nga më të rëndët në vitet e fundit, por jo i vetmi. Në vitin 2025 më shumë se...

I vihen prangat Senatorit Amerikan/ Nxirret me dhunë jashtë konferencës, çfarë ndodhi?

“Ai u përpoq t’i bënte një pyetje sekretares dhe u largua me forcë nga agjentët federalë, u detyrua të shtrihej përtokë dhe iu vunë...

Lajme të tjera

Web TV