Ministrja e Shëndetësisë flet për objektivat e 2023: Prioritet rritja e pagave!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë konferencës për media për arritjet e vitit 2022 dhe projektet e vitit 2023, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu u shpreh se do të fuqizohen programet e shëndetit publik.

“Programi kombëtar i vaksinimit anticovid po kombinohet me vaksinimin kundër gripit në të gjitha qendrat shëndetësore në vend. Mbi 1.3 milion qytetarë janë vaksinuar deri tani me dozën e parë të vaksinës antiCovid; mbi 1.2 milion kanë marrë dozën e dytë; mbi 350 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e tretë dhe mbi 45 mijë qytetarë me dozën e katërt. Sa i takon vaksinës së gripit janë vaksinuar më shumë se 200 mijë qytetarë këtë vit”, tha Manastirliu.

Duke folur për programin kombëtar të vaksinimit, Ministrja e Shëndetësisë tha se u përfshi për herë të parë vaksina kundër HPV.

Ministrja Manastirliu foli dhe për fuqizimin e kapaciteteve të ISHP dhe strukturave të terrenit, për sistemin e survejancës aktive për kontrollin e Covid 19, të sëmundjeve infektive dhe gripit stinor si dhe rritjes me 40% të kapaciteteve në aparatura për analizat laboratorike.

Sipas ministres për vitin 2023 prioritet i prioriteteve është rritja e pagave.

‘Prioritet i prioriteteve do të jetë rritja e pagave. Pakoja e madhe ka mbështetur 19 mijë mjekë dhe infermierët tanë. Do zgjerojmë shërbimet shëndetësore afër vendbanimeve. Do vijojmë që të investojmë në flotën e re të shërbimit të urgjencës Kombëtare duke rritur numrin e automjeteve të reja. Do mbështesim rritjen e kapaciteteve tona mjekësore për ato që ne kemi vendosur në fokus të punës sonë.’ – u shpreh Manastirliu.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV